Tabaku: Nga Kryeministri te specialisti më i thjeshtë, të gjithë do mbajnë përgjegjësi për PPP-të

E mërkurë, 05 February 2020 11:07

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku,  deklaroi në studion e "Temporas" në Rtv Ora se qeveria Rama do të mbajë përgjegjësi deri më një për koncesionet korruptive.

Tabaku tha se buxheti i shtetit do të rikuperojë dëmet financiare që i janë shkaktuar dhe këtë do ta bëjnë vetë kompanitë që kanë shkaktuar dëmin.

Tabaku: Të gjitha këto koncesione, nga i pari te i fundit që ka firmosur, ai kryeministër, ai ministër dhe ai specialist që ka ideuar dhe programuar këto fonde, i ka vendosur në buxhet, ka programuar këto dokumenta tenderi do të mbajë përgjegjësi. Kur e prezantuam këtë nismë pati rezistencë.

I rikuperohet buxhetit të shtetit i gjithë dëmi që i është shkaktuar, kompania ja rikuperon. Kjo ngjalli shumë reagime, sidomos nga bota e biznesit dhe PS. Secili prej këtyre koncesioneve është i lidhur me një nga PS. Nuk do të ishin miratuar nëse vetë Edi Rama nuk do të ishte i përfshirë. Në mënyrën si janë hartuar në shkelje të ligjeve dhe shkeljes së çdo rregulli të prokurimeve publike punonjësit e thjeshtë nuk do të merrnin guximin nëse kryeministri nuk do të ishte i përfshirë.

 

 
Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 11:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...