Ajo çka na krenon në Prishtinë e na turpëron në Tiranë

Tuesday, 04 February 2020 17:03

Nga Kreshnik Çollaku

Kosova, qartësisht rrezaton në mënyrë të qëndrueshme, kulturë demokratike.

Akti i dorëzimit të detyrës nga një qeveri të tjera me respekt madje dhe ceremonial protokollar, është një standart i qytetarisë dhe pjekurisë politike, i admirueshëm.

Debati politik, kultura e vetpërmbajtjes, artikulimi, natyrshmëria e argumentit, thjeshtësia e zgjedhjeve etj etj, janë një tërësi elementesh në politikën e Kosovës që të bëjnë të bindesh se nuk kemi të bëjmë me një akt rastësosr e spontan, por me një model të qëndrueshëm.

Ky është një model jo vetëm shembull në Ballkan por edhe sfidues për vende të tjera me deficenca standartesh demokratike, disa syresh edhe pjesë e BE.

E sa i përket krahasimit të një kulture të tillë politike mes shqiptarëve të asaj pjese të kufirit në Prishtinë me pjesën tonë nga kjo anë e kufirit në Tiranë...,sidomos gjatë këtyre viteve, por jo vetëm, ka vend nëse e kemi një ndërgjegjegje minimale e ndershmëri qytetare, të skuqemi nga turpi, të korrigjohemi e marrim shembull nga ata Shqiptarët e Kosovës, nga ai standart kulture, qytetarie dhe edukate politike që po, qenka i mundur dhe në mes shqiptarëve, dhe ndodh aq lehtë e bukur në Prishtinë e që në mënyrë aq dëshpëruese mungon në Tiranë.

* Drejtues i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në Partinë Demokratike

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...