COVID-19, Rama gënjen sërish

Hënë, 11 May 2020 15:12

Një tjetër deklaratë e gënjeshtërt e kryeministrit Edi Rama lidhur me COVID 19.

Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE në Shqipëri të mbajtur të shtunën, Rama iu referua shembullit të Koresë së Jugut për frenim të hapjes së masave, ku deklaroi se ky vend mbylli baret dhe restorantet pasi pati një kërcim të rasteve të infeksionit.

“Kam parë se si në Korenë e Jugut janë rimbyllur të gjitha baret dhe restorantet sepse pas hapjes së tyre ka pasur një kërcim të frikshëm të numrave”, u shpreh Rama.

Në një lidhje me gazetarin Enkel Demi në emisionin Abc-ja e mëngjesit, Emanuel Rakipllari, mësues në Seul të Koresë së Jugut i cili qëndronte pikërisht në një bar-kafe pas përfundimit të punës, e hodhi poshtë këtë deklaratë të kryeministrit.

Ai tha se baret dhe restorantet nuk janë mbyllur, por shtoi se përkohësisht është ndaluar frekuentimi i clubeve, për shkak se siç tha ai të rinjtë nuk tregohen të bindur për të ruajtur masat ndaj koronavirusit.

“Nuk është mbyllur asnjë bar dhe restorant. Janë mbyllur vetëm clubet e natës përkohësisht. Të gfjithë ata që shkojnë në disko duhet të lënë numrin e telefonit dhe adresën. Janë 71 të infektuar deri tani, gjë që nuk ka shkaktuar panik, por duke pasur frikën e një shpërthimi u bë një frenim për ruajtje. Por rinia nuk dëgjon, kështu që u vendos mbyllja e clubeve. Jeta vazhdon normalisht por vetëm që nuk shkojmë të nxjerrim stresin në disko. Jeta vazhdon normalisht dhe këtë javë do të jepet një konfirmim edhe për hapjen e shkollave”, tha Rakipllari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...