BERZH: -9 për qind, Shqipëria me rënien më të madhe ekonomike në Ballkan

E mërkurë, 13 May 2020 12:47

Vendet e Ballkanit do të bien në recesion gjatë vitit 2020 për shkak të krizës së koronavirusit, me Shqipërinë e cila sipas parashikimeve të Bankës europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), do të pësojë tkurrjen më të madhe, ndërsa rritja e ekonomisë së saj do të zbresë në -9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas raportit të publikuar sot ‘ekonomia shqiptare do të preket ndjeshëm nga epidemia si pasojë e varësisë së saj së lartë nga turizmi dhe fasoneria. Një reduktim i pritshëm i dërgesave nga emigrantët do të ndikojë gjithashtu në rënie’, vlerëson raporti sipas të cilit ‘rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave në vend për ndalimin e përhapjes së virusit dhe kthimi në normalitet në gjysmën e dytë të vitit’.
Sipas parashikimeve të BERZH-it, ekonomia shqiptare mund të njohë një rimëkëmbje të shpejtë, vitin e ardhshëm.

Sa i përket Kosovës, e cila vitin e kaluar regjistroi rritjen më të lartë në rajon, BERZH-i parashikon se ‘efektet e masave që synojnë kontrollimin e pandemisë, dhe një rënie të mundshme të dërgesave në para, pritet të rezultojnë në një rënie të PBB-së prej 5.0 përqind në vitin 2020, për t’ju rikthyer një rritjeje pozitive prej 7.5 përqind në 2021’.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit, do të preken nga kriza e koronavirusit përmes kanaleve të ndryshme. ‘Sektorët e shërbimeve, veçanërisht Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të ndiejnë efektin e masave bllokuese përmes rënies të të ardhurave.

Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat kanë baza të forta prodhuese, mund të goditen më së shumti përmes prishjes së zinxhirëve të furnizimit global’.

Ndërsa Mali i Zi, sikundër dhe Shqipëri, pritet të goditet fort në sektorin e turizmit, për shkak të kufizimeve në lëvizjen e personave. /Zëri Amerikës

Modifikuar më E Enjte, 14 May 2020 18:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...