Tritan Shehu: Nuk i drejtohem më Ramës, por prindërve shqiptarë. A e dini se çfarë katastrofe shkakton kanabisi?

E mërkurë, 13 May 2020 13:46

Ish-ministri Tritan Shehu ka reaguar ndaj projektit të qeverisë “Rama” për legalizimin e hashashit. Shehu shprehet se qytetarët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen mbi rrezikun që u kanoset familjarëve dhe fëmijëve të tyre nga kultivimi i hashashit.

Tritan Shehu, i cili është dhe mjek në profesion, rendit një sërë argumentesh shkencore mbi efektet shkatërruese të hashashit në organizmin e njeriut dhe dëmet e pakthyeshme që shkakton.

 

Shehu rrëzon dhe propagandën që lidhet me përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore. Ai shprehet se  “përdorimi i kanabisit në shëndetësi është akoma në fazat e kërkimit shkencor, në sasi shumë të vogla, në kultivime krejt speciale, pa përfitim financiar, përkundrazi me kosto, që në Itali, Greqi etj e realizon ushtria”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

“Shqiptare kujdes, “tymosja” nuk shkatërron virusin, shkatërron shoqërinë e qenien njerëzore!

Sot nuk i drejtohem Kryeministrit mbasi e dëgjova ne këmbënguljen e tij “vrastare”!

Dëshiroj t’i drejtohem shqiptarëve, prindërve, vëllezërve a motrave: a e dini çfarë është “droga”, a e kuptoni se me çfarë çmimi do ta paguajmë të gjithë kthimin e Shqipërisë ne “Republikën e Kanabisit”?!

Kanabisi është një drogë, rreth 80% e atyre që shtrohen në kliniken tonë të toksikologjisë për mbi dozë nga “të fortat” e kanë filluar me “tymosje”.

A e dini që “tymosja” jep dëmtime të thella të nivelit intelektual e mund të shpërthejë skizofreninë.

A e dini që kjo lloj “tymosje” është rreth 10 herë më shumë kancerogjene se duhani etj, etj.

“Kanabisi mjekësor”?? Është vetëm një koperturë për këtë qeveri për të realizuar kanabizimin e vendit, mjafton të kujtoni vitet 2015-16, kështu e filluan dhe atëherë kur u mbush vendi, kur “tymosej” në çdo shkollë, “lulëzuan” e fituan grupet kriminale, u terrorizuan fshatarët, që të detyruar i paguani  policisë 10-15 E për bimë të kultivuar duke u shkatërruar ekonomikisht ata vetë, por pasuruar “bosët” në Tiranë.

Duhet ta dini se përdorimi i kanabisit në shëndetësi është akoma në fazat e kërkimit shkencor, në sasi shumë të vogla, në kultivime krejt speciale, pa përfitim financiar, përkundrazi me kosto, që në Itali, Greqi etj e realizon ushtria.

Pra zgjohuni, e veproni përpara se “tymi” t’ju fusë në “gjumin letargjik“, se ashtu ju duan këta që kërkojnë t’ju përdorin si kavje!”.

 
Modifikuar më E mërkurë, 13 May 2020 15:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...