Zëri i Amerikës/Meta: Bashkë me Teatrin Kombëtar ra çdo iluzion për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri

E mërkurë, 20 May 2020 16:34

Nga Zëri i Amerikës-

Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot masat e arrestit për 8 të ndaluarit në protestën e të dielës, një tubim spontan pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

 

Prokuroria kishte kërkuar që 2 prej tyre të mbaheshin në arrest shtëpie dhe 6 të tjerë të hetoheshin në gjendje të lirë pas akuzave për tubim të paligjshëm dhe kundërshtim të policisë.

Gjykata vendosi që të zgjatë kohën e paraburgimit për dy prej tyre, 3 u liruan, ndërsa për 2 të tjerë u përcaktua masa e detyrim paraqitje.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se “të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politikë dhe duhen liruar”.

Zoti Meta i bëri këto komente kur tetë të arrestuarit gjatë protestës të të dielës dolën para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Presidenti Ilir Meta, deklaroi se “shembja e Teatrit Kombëtar asgjësoi përfundimisht çdo iluzion për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po organizon një tjetër tubim proteste në orët e pasdites, duke kërkuar hetime për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për dhunën ndaj pjesëtarëve të saj, që u përpoqën të shmangnin rrëzimin e ndërtesës deri në dialog për restaurimin e ndërtesës historike.

Protestave të qytetarëve u janë bashkuar edhe partitë e opozitës me veprimtarët e tyre nën parrullat “Poshtë Diktatura!”, duke akuzuar qeverinë se po shfrytëzon masat e mbylljes prej pandemisë për të kryer akte arbitrare, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

Kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë patur dhunë nga policia dhe shtoi se nuk ka ndonjë arsye për të patur hetime as për Teatrin as për forcat e rendit.

Socialistët kanë premtuar një teatër të ri në truallin e Teatrit historik Kombëtar, ndërsa për Aleancën e Teatrit kjo është një aferë e madhe korruptive, prapa të cilës qëndrojnë grupe ndërtuesish për të ngitur kulla në qendër të kryeqytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...