“Teatri Kombëtar mund të ngrihet njësoj si Varshava”-Aurel Plasari:E shembi “turku”!

E Enjte, 21 May 2020 08:17

 

Studiuesi i njohur Aurel Plasari thotë se se ndërtesa e Teatrit Kombëtar mund të ngrihet njësoj siç ndodhi me Varshavën e rrënuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tij, për këtë ndërtesë kanë folur ekspertët më të mirë përfshirë edhe Europa Nostra.
Plasari thotë se ndërtesën e shembi “turku”, duke nënkuptuar se këtë mund ta bënte vetëm një pushtues.
Pjesë nga deklaratat e Plasarit në Opinion:
Për këtë është shprehur Europa Nostra dhe ekspertët më të mirë se ndërtesa është e restaurueshme. Thonë se edhe mund të rindërtohet. Duke qenë se merrem me historinë, e shikoj ftohtë. Nëse qytetarët kanë sentimente, sigurisht që mund të ngrihet sepse është ringritur edhe Varshava.

Me sa mbaj mend mua, në ndërtesën e dytë është vendosur studioja e Artit Dramatik. Në vitet pak përpara u quajt Teatri Eksperimental.

Arkitektura zyrtare e qytetit tonë, unë kam lindur në Tiranë, është kryesisht italiane dhe nuk lidhet me pushtimin. Lidhen me marrëveshjet në 1925-1926. Pra këto vite ka filluar ky angazhim i arkitektëve dhe urbanistëve italianë. Janë angazhuar emra të famshëm në gjithë urbanistikën dhe arkitekturën e qendrës kryesore të Tiranës. Mendimi im personal ka qenë që të ruhej pavarësisht nëse do të shërbente si teatër apo jo.

Tirana ka pasur nevojë për teatër të ri. Jo për një, por për disa. Ashtu si Biblioteka Kombëtare ka qenë vetëm si bibliotekë për qytetin. Kjo ka bërë që të mos ketë bibliotekë qyteti. Është i vetmi qytet evropian që të mos ketë bibliotekë qyteti. Edhe salla konceretesh, Tirana ka nevojë për më shumë. Ne jemi një vend që edhe një sallë e organizuar mirë si Teatri i Estradës u zhduk.

Unë jam njeri që për të drejtën mund të vras me qetësi. E prishi turku, mbaroi, por mos të falsifikojnë historinë. Të thonë se kam nevojë, dua ta prish. Por, mos të më thonë se nuk ka një nevojtore dhe duhet të prishet. Komentonte njëri që nevojtorja kërkon nevojtore. Do humben edhe ndërtesa të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...