Berisha:Sondazhet e nxjerrin opozitën në kuotat më të larta se asnjëherë

Premte, 22 May 2020 08:51

Ish-kryeministri Berisha deklaroi në studion e emisionit Opinion se opozita është më e fortë se mazhoranca në numra bazuar në sondazhe.

Sipas tij, exit polle të tre javëve të fundit, opozita e bashkuar e tejkalon mazhorancën aktuale dhe është në kuotat më të larta se asnjëhrë

Berisha – PD dhe opozita është shumë e fortë në numër

Fevziu – Ku bazoheni?

Berisha – Ka polle ka sondazhe jam në dijeni të këtyre sondazheve, opozita sot i ka kuotat më të larta se asnjëherë, së bashku

Fevziu – Duke tejkaluar mazhorancën e sotme?

Berisha – Duke e kaluar me shumë pikë mazhorancën e sotme

Fevziu – Janë polle të bëra nga pd dhe opozita apo nga institucione të pavarura?

Berisha – Jo nuk janë të partisë demokratike. Po të bëjnë partitë polle nuk i besoj kurrë unë. Janë të tre javëve të fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...