Andi Bushati:Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

E Enjte, 15 October 2020 23:31

 

Nga Andi Bushati –

Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vendit të linte kolltukun në studion e Opinion dhe të ngrihej në këmbë si showmen.

Ose një hall i madh..ose një interes i madh…atë mund ta zgjidhi me mendjen e tij secili që ka parë peformancën e Ramës në studio, e cila kishte vëtëm një qëllim, të jepte shfaqe, të ulërinte, madje të ngrihej në këmbë në mes të emisionit dhe të spërkaste me stërklat e tij gazetarët në studio (megjithëse në kohë pandemie) vetëm me një qëllim: që të mos lejonte një debat normal për shifarat e frikshme të inceratorëve.

Historia e këtij skandali që do na kushtojë deri në fund mbi 350 milionë euro është vërtet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj qeverie.

Historia e inceneratorëve nis në vitin 2014 me një ofertë të pakërkuar. Për të kënaqur atë, qeveria socialiste ndryshon strategjinë e saj nga përballimi i plehrave me riciklim në atë me djegje të inceneratorëve.

Në fund të vitit 2016, pa tender ndërkombëtar, pa procedura transparente, qeveria fillon procesin e dhënies në një dorë të vetme të tre projekteve. Eshtë e çuditshme se si brenda një dite, datës fatale 16 dhjetor 2016, i gjithë shteti shqiptar vihet në dispozicion të këtij biznesi fitimprurës. Mbyllet “gara”, merren vendime nga 9 institucione, nënshkruhet kontrata 40 faqshe me privatin dhe fillon dizbursimi i parave për të (14 milonë eurot e para).

Dhe e gjithë kjo maskaradë përfundon me rastin për Gines të inceneratorit të Fierit, i cili deri më tani ka marrë mbi 23 milionë euro pa bërë asnjë ditë punë.

Pikërisht, ky hall, apo ky interes, e bëri Ramën të humbte toruan, dhe të kërcente si prifti nga belaja në “Opinion”, aq sa për disa çaste u kthye dhe në rrezik i shpërndarjes së virusit, duke lëshuar afshet e gojës së tij që vihej në punë nga inceneratorët, mbi fytyrat e të ftuarve të tjerë në studio.

Dhe policia bëri mirë që nuk shkoi ti vinte gjobë kryeministrit për këtë krim shëndetësor sepse krimi që ai po mbronte në studio ishte tejet më i rëndë sesa infektimi rastësor i Rakipllarit apo Shkullakut./Lapsi.al

Modifikuar më Premte, 16 October 2020 11:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: S’ka parti të dala nga PD, ka vetëm ato të krijuara nga Rama

Politikë

Basha: S’ka parti të dala nga PD, ka vetëm ato të krijuara nga Rama

  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e Sali Berishës se ai gaboi në 2017-ën kur hoqi nga lista demokratë të vjetër, pohoi se...

”Numri real shumë më i lartë”, Basha: Sipas një eksperti të njohur epidemiolog kemi 2500 raste ditore nga COVID-19 në Shqipëri

Politikë

”Numri real shumë më i lartë”, Basha: Sipas një eksperti të njohur epidemiolog kemi 2500 raste ditore nga COVID-19 në Shqipëri

  Kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se numri real i të infektuarve nga COVID-19 është shumë herë më i lartë se ai që raportohet. Basha citon një ekspert epidemiolog...

LSI, Durrës: Shqiptarë, familja juaj do paguajë 20 mijë euro borxh publik

Politikë

LSI, Durrës: Shqiptarë, familja juaj do paguajë 20 mijë euro borxh publik

  Ada Spiru, petagoge ekonomie në Universitetin e Barit, afruar së fundmi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, shkruan në një postim në Facebook se familjet shqiptare do të paguajnë 20 mijë...