Maskarenjtë mediatikë të paguar nga Rama turren drejt presidencës për nënshtetsinë shqiptare

Premte, 23 October 2020 16:42

 

Nga Herion Mesi-

Një urdi pisash dhe qensh mediatikë të paguar nga Edi Rama dhe qeveria, të cilët për vete kanë vjedhur toka publike në kryeqytet apo që bëjnë “shpi turistike” me fondet e shtetit apo që kanë dosje në SHISH, apo që kanë përlarë toka në zonat e bregdetit e që mbajnë kollare deputeti të dhuruar nga kryeministri, janë turr ndaj institucionit të Presidentit të Republikës se gjoja ka dhënë nënshtesi shqiptare disa përsonave problematikë, ndërkohë që presidenca i ka dhënë konform ligjit. Presidenti ka dhënë disa nënshtetasve kosovarë apo nga Maqedonia e Veriut, sipas Kushtetutës, por pisat e pushtetit mundohen të bëjnë me baltë institucionin e presidentit, ndërkohë që mazhoranca ka miratuar një ligj të poshtër (që hyn në fuqi këto ditë) ku ndalon marrjen e nënshtetsisë nëse ka ndonjë prind me kombësi shqiptare, pra nëse janë nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. Ky është një veprim antikombëtar, ndërkohë që PS-ja u lejon kinezëve apo afrikanëve ta marrin nënshtetsinë shqiptare para kosovarëve apo shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.
Të mos harrojmë se kosovarët nuk lejohet të lëvizin pa viza në BE, ndaj për disa përsonalitete kosovare presidenti ka mundësuar dhënien e nënshtetsisë shqiptare dhe ka vepruar shumë drejt. Por një deputet hajdut që po fliste në TCH dhe që është në ndjekje penale për tokat e vjedhura banorëve në Zonën e Bregut, akuzonte presidencën.
E gjithë kjo maskaradë e stisur nga kryeministri kundër Presidentit stonon pasi për çdo dhënie nënshtetsie, presidenca nis shkresë konfirmimi në drejtim ministrisë së brendshme dhe SHISH. Dhe me pas ai vendos nëse duhet apo jo, për rastet e veçanta.

E gjithë kjo stuhi e qeverisë frymëzohet nga kryeministri, por përgjigjen e merr me 25 prill, edhe ky sulm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...