Kryemadhi: LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim, asnjë ligj apo koncesion të miratuar pas 19 shkurt të 2019

E mërkurë, 31 Mars 2021 11:48

 

LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim, ligj apo koncesion të qeverisë pas 19 shkurtit të 2019. Këtë deklaratë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e bëri në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora. Madje ajo tha se hartuesit e këtyre ligjeve do të përgjigjen para drejtësisë.

“Ne si LSI, bashkë me opozitën e bashkuar, do të kthejmë mbrapsht dhe nuk do të njohim asnjë ligj dhe asnjë vendim të miratuar pas 19 shkurtit të 2019. Dhe kjo punë ka marrë fund. Çdo memorandum mirëkuptimi, çdo ligj, çdo koncesion, çdo ndryshim kushtetues e të gjitha, çfarë i do qejfi Edi Ramës që ka miratuar.

 

Jo vetëm që nuk do të njihen, por përkundrazi hartuesit e këtyre ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën do të përgjigjen para drejtësisë”,- tha Kryemadhi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari nga Kolonja: Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm.

Politikë

Braimllari nga Kolonja: Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm.

  Socialiastët kane nje siguri për veten e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, Lëvizjen Socialiste për Integrim Sot Niko Peleshi është në ankth dhe në mankth. Sepse ndjen që i rrezikohet...

Mbi 16 mijë persona do të votojnë në kontejnerë, Billa: Nuk i përmbushin kriteret

Politikë

Mbi 16 mijë persona do të votojnë në kontejnerë, Billa: Nuk i përmbushin kriteret

  Kreu i KZAZ nr.29 Ramiz Billa, i ftuar në “Radari Informativ”, foli për procesin zgjedhor dhe qendrat e votimit. Ai bëri me dije se në terren janë bërë verifikime për qendrat...

Të rinjtë e Durrësit: Ne besojmë te LSI dhe Elona Guri

Politikë

Të rinjtë e Durrësit: Ne besojmë te LSI dhe Elona Guri

  Drejtuesja e LSI në qarkun e Durrësit, Elona Guri, vijon takimet elektorale në qytetin bregdetar. Takimin e radhës, Guri e ka zhvilluar me disa të rinj të këtij qyteti. Guri shfaqet...