Berisha: Do jem pjesë e grupit të PD, ja çfarë bisedova me Bashën

E Enjte, 05 August 2021 12:50

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vetëm zgjedhësit shqiptarë e kanë në dorë futjen e tij në Kuvend. Ai tha se as Lulzim Basha dhe asnjë institucion nuk e pengon futjen e tij në Kuvend. Berisha tha se do jetë pjesë e grupit të demokratëve.

“Kam deklaruar që edhe një po mbeti, i dyti jam unë,” tha Berisha.

 

“Në parlament unë do futëm ashtu siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendim, i cili në vend të transparencës, zgjedh diktatin, unë do t’i kundërvihem, me një aleancë me çdo demokrat dhe shqiptar, me një betejë kundër këtij vendimi. Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD ka një detyrë të kërkojë fakte, prova, dokumente. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Diktati të çon të bari”, tha Berisha.

 

 

I pyetur nëse ka informacione për deputetë brenda grupit parlamentar demokrat që do të kërkojnë përjashtimin e tij, Berisha u shpreh: “Nuk kam asnjë informacion konkret. Mjet të vetëm kam të vërtetën”.

 

Ndërsa pyetjes nëse i druhet heqjes së mandatit nga KQZ, Berisha iu përgjigj: “Nuk i druhem aspak faktit. KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën”.

Sipas tij, Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores Kim fakte, dokumente e prova për akuzat e SHBA mbi Sali Berishën. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ka biseduar me Bashën pas takimit.

“Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së znj.Kim, paraqisni fakte, dokumente, prova. Kjo është një përgjigje që i ka dhënë znj.Kim. E falenderoj dhe e përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam

Modifikuar më Premte, 06 August 2021 15:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Kronikë

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Fenomeni i kanabizimit të vendit vazhdon të jetë prezent në territorin shqiptar. Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet...

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

Politikë

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

  Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa komentoi deklaratën e Sali Berishës se ky i fundit do të garojë për të qenë sërish në krye të PD-së, pohoi se kryeministri...

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

Politikë

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

  Nga Ylli Manjani 1. Do kufizonte mandatin e kryeministrit. Jo më shumë se 2 mandate. Por nuk kufizon dot mandatin e vet në parti. Ka hyrë tek i treti pasi humbi...