Berisha demaskon paktin Rama-Vuçiç, për ‘Ballkanin e Hapur’: Përçarës dhe destabilizues!

E Enjte, 05 August 2021 16:07

 

Në konferencën e sotme për mediat ish-kryeminstri Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë edhe për projektin Rama-Vuçiç të pagëzuar me emrin “Ballkani i Hapur” i cili ka kundër shumicën të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Berisha garantoi faktorin ndërkombëtarë se kjo nismë është destabilizuese dhe përçarëse, por pavarësisht nga aktet që po firmos Rama-Vuçiç dhe Zaev ajo do është pa të ardhme si flaka në fijen e kashtës.

 

“Garantoj komunitetin ndërkombëtar se Ballkani i Hapur është nismë destabilizuese sepse Ballkani është delikat politikisht dhe nuk ka nevojë që të nxisim kundërshtira apo përçarje. Këta kanë nisur që në Novi Sad me dogmën e kamionit që pret 1100 vjet. Askush nuk është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, por vetë Presidenti Donald Trump i rishqyrtoi një nga një traktatet tregtare sepse ato duhen bërë mbi bazën e modelimit të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për lopë dhe Shqipëria nuk subvencionon as 50 cent, vetëkuptohet që qumështi në Serbi del shumë më i lirë dhe fermeri i Lushnjes nuk përballet dot kurrë me fermerin serb”, tha Berisha

Modifikuar më Premte, 06 August 2021 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...