Analizat/ Ku gaboi policia e Lezhës për neutralizimin e kultivuesve të drogës

Premte, 01 October 2021 11:15

 

Mënyra se si humbi jetën oficeri i policisë, Saimir Hoxha ishte tronditëse. Jo vetëm se ai la pas dy fëmijë jetimë, jo vetëm se u vra si ndëshkim për prishjen e parcelave me kanabis, jo vetëm për të kaluarën e pasur kriminale që kishte krijuar një 21-vjeçar në Lezhë, por edhe për lehtësinë me të cilën një adoleshent ia mori jetën një oficeri me një karrierë të gjatë në policinë e shtetit.

 

Video që u publikua këtë të enjte tregoi se e gjithë ngjarja zgjati vetëm pak sekonda. Policët që ktheheshin nga aksioni ishin tre. Ata u ndoqën nga kultivuesit e drogës, pasi i kishin prishur parcelën me kanabis dhe ky është një nga rastet më të rralla, kur policët ndiqën nga banditët. Në momentin kur Saimir Hoxha iu afrua mjetit, Aldi Rama i tha: Unë nuk jam nga ato që kontrollohen!

 


Më pas i shtiu dy herë me pistoletë në zemër, duke e plagosur rëndë. Në video shihet se si Saimir Hoxha tenton të çohet pasi u qëllua me pistoletë por nuk ia del dot.

A mund të jetë kaq e thjeshtë t’ia marrësh jetën një polici? Ekspertët e kanë analizuar një ditë më pas aksionin dhe thonë se uniformat blu kanë gabuar.

 

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj duke komentuar vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha tha se ka shkelje të procedurës. “Rutina të nxjerr jashtë rregullave” tha Hajdarmataj gjatë një interviste për abc.

“Të gjitha strukturat e policisë kanë procedura. Mendoj se aty ka shkelje të procedurave. Çdo njeri shpreh dhimbjen për familjen e viktimës. Por mendoj ta trajtojmë çështjen si është trajtuar. Ndalimi i automjeteve, është bërë një rutinë e përditshme dhe rutina të nxjerr jashtë rregullave. Duket si diçka normale, disa çunakë në një makinë, policia i ndalon. Nuk kanë arritur të zbatohen këto procedura standarde jemi edhe përballë këtij fakti që ndodhi kjo që ndodhi” shprehet ai.

 

Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta tha se probleme ka pasur edhe në organizmin e aksionit nga policia e Lezhës. Në një intervistë për Top Channel ai kritikoi futjen e policisë vendore në aksionin për eleminimin e parcelave me kanabis, aksione për të cilat përgjigjen struktura të caktuara si repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Renea.

“Nëse ne do merremi me kontrollet e automjeteve, duhet që patjetër që punonjësi i policisë që merr pjesë në grupin e kontrollit të jetë i pajisur me anti-plumb se ai nëse nuk ka këto pajisje, nuk ka si merr pjesë në kontroll. Janë disa teknika profesionale për mënyrën se si kontrollohet një mjet kur ka persona brenda. I dinë forcat speciale. Edhe kur hapet bagazhi ka një teknikë. Se mund të ketë lëndë shpërthyese” tha Fishta.

 

Ervin Karamuça, profesor i Kriminologjisë në Universitetin e Tiranës tha se shkeljet në ndalimin e Aldi Ramës janë të shumta. Policët tha ai duhet të jetë shumë e kujdesshme të mbrojnë jetën e tyre, pastaj të mbrojnë jetën e qytetarëve.

“Nuk kemi dashur të flasim në respekt të humbjes së jetës së oficerit të policisë, se unë kam vënë re që aty ka shkelje të rregullave dhe të standarteve që përdoren nga ana e policisë së shtetit për postblloqet dhe ndalimin e personave që dyshohet se kanë rrezikshmëri kriminale. Mënyra se si ata (policët) kanë ndaluar, kanë rrezikuar jetën e tyre, pra i kanë dalë përpara makinës, ndërkohë që në rregullat standarte, gjithmonë makina lejohet të parkojë para makinës së policisë, jo mbrapa. E dyta, kanë dalë të tre nga makina dhe banditët kanë pasur fushëpamje, që nëse do të ishin të tre nën efekt, të armatosur dhe me tendencën për të qëlluar, do t’i kishin vrarë të tre. E treta, afrohen dhe bëjnë veprime kaotike dhe nuk kanë asnjë forcë, asnjë element, asnjë subjekt mbështetës, që do të thotë janë dy persona, që duhet të vendosen në dy krahë të kryqëzuar në anët e makinës dhe një i tretë, që është suport. Mënyra si ata u afruan, si vepruan, po të shikoni pasi vrasësi hapi zjarr, kolegët e policët ikën me vrap për të gjetur një vend për t’u mbrojtur. Ku i kanë antiplumbat? I mbajnë në magazina. Ishin në plan operacional. E dinë që pranë parcelës me kanabis mund të ketë persona të armatosur. Pse janë kaq të pambrojtur këta njerëz?” u shpreh Karamuça.

Ekspertët bien dakort se në reagimin e parë ndaj 21 vjeçarit Aldi Rama, policët vepruan në nxitim e sipër, duke mos e menduar se do të qëlloheshin me armë. Në anën tjetër duket se policia e Lezhës nuk e kishte vlerësuar siç duhet rrezikun e ndërhyrjes në parcelat me kanabis, pasi grupi i policëve që shkoi aty ishte i papërgatitur për reagimin. Ndërsa këshillohet që në aksione të tilla të ndërhyjnë forcat speciale, është e qartë se veshja e jelekëve antiplumb do t’i kishte shpëtuar jetën policit Saimir Hoxha

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Kronikë

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Fenomeni i kanabizimit të vendit vazhdon të jetë prezent në territorin shqiptar. Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet...

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

Politikë

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

  Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa komentoi deklaratën e Sali Berishës se ky i fundit do të garojë për të qenë sërish në krye të PD-së, pohoi se kryeministri...

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

Politikë

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

  Nga Ylli Manjani 1. Do kufizonte mandatin e kryeministrit. Jo më shumë se 2 mandate. Por nuk kufizon dot mandatin e vet në parti. Ka hyrë tek i treti pasi humbi...