Raporti i marrëdhënieve SHBA-BE/ Parlamenti Europian: Bashkëpunimi mes tyre është i nevojshëm për Ballkanin

Tuesday, 05 October 2021 15:18

 

Në Parlamentin Evropian është diskutuar të martën (5 tetor) për raportin rreth marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara (SHBA).

Edhe pse janë dëgjuar shumë thirrje që BE-ja të ndërtoj kapacitetet e veta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që të jetë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë është thënë se ka shumë fusha ku është i domosdoshëm bashkëpunimi.

Këtu është përfshirë edhe nevoja për angazhim të përbashkët të rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në raport thuhet se “BE-ja duhet të bashkëpunoj më shumë me Shtetet e Bashkuara dhe të rindërtoj partneritetin strategjik lidhur me vendet e partneritetit lindor dhe Ballkanin Perëndimor në mënyrë që atje të ndërtohen shoqëritë demokratike dhe shumëetnike, rezistuese ndaj forcave autoritare lokale dhe të huaja”.

Po ashtu në raport thuhet se “Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të fqinjësisë lindore është çështje e sigurisë dhe paqës për tërë rajonin”.

Në të njëjtin tekst të raportit përshëndetet edhe rritja e koordinimit mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perendimor në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Mirëpo kërkohet që të ketë më shumë institucionalizim të bashkëpunimit mes Këshillit të BE-së dhe Departamentit të Shtetit në SHBA.

Po ashtu kërkohet një rol i fuqishëm udhëheqës i BE-së për të ndalur nismat që çojnë drejt ndryshimit të kufijve dhe nismave të ngjashme të cilat “do të thellonin ndasitë etnike dhe segregimin”.

Në raport thuhet se BE-ja ka rolin kyç në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë fuqishëm besoj se vetëm përmes forcimit të partneritetit trans-atlantik mund të forcojmë edhe rendin multilateral botëror dhe të përballemi me sfidat e përbashkëta në luftë kundër ndryshimeve klimatike si dhe të rezitojmë ndaj regjimeve autoritare që rrezikojnë demokracitë tona”, ka thënë deputeti kroat, Tonino Picula, raportues për marrëdhëniet BE-SHBA në Parlamentin Evropian.

Më herët Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur përmes telefonit me presidentin amerikan Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas burimeve të BE-së, në bisedë është diskutuar edhe për nevojën e veprimit të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilin javën e kaluar e kishte vizituar presidentja e Komisionit Evropian./ Marrë nga REL

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Kronikë

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Fenomeni i kanabizimit të vendit vazhdon të jetë prezent në territorin shqiptar. Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet...

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

Politikë

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

  Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa komentoi deklaratën e Sali Berishës se ky i fundit do të garojë për të qenë sërish në krye të PD-së, pohoi se kryeministri...

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

Politikë

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

  Nga Ylli Manjani 1. Do kufizonte mandatin e kryeministrit. Jo më shumë se 2 mandate. Por nuk kufizon dot mandatin e vet në parti. Ka hyrë tek i treti pasi humbi...