Ai që mohon të parët e vet katolikë për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë!

Premte, 20 Prill 2018 14:57

 Nga Gani Mehmetaj

 Të gjithë shqiptarët në Dardani, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, e dinë prejardhjen e tyre katolike, sipas trungut familjar nga Hasan Hyseni i sotëm deri të Zef Marku i djeshëm.

Të gjithë shqiptarët e islamizuar e thonë më mburrje se u dalin rrënjët katolike më se largu në gjashtë-shtatë breza.

Të gjithë e dinë se na islamizuan me dhunë. T'i shlyesh nga kujtesa a t'i mohosh 1700 vjet katolicizëm të vullnetshëm me 200-300 vjet islamizëm të dhunshëm është krim, është turp, është mohim i vetës, që mund ta bëjnë vetëm argatët e djallit e faqezinjtë.

Vetëm joshqiptarët që nuk janë rrënjës, nuk ishin as katolik, sepse erdhën me karvanët turke të hipur me deve nga fundi i Azisë. Një grup i aziatikësh shqipfolës, të ardhur me Perandorinë otomane, kohëve të fundit janë bërë gjithnjë e më agresiv, të pafytyrë e iritues.

Të trimëruar nga agresioni turko -arabë në Dardani, të cytur nga pushtetarët që ia kanë hapur dyert mafisë islamike, të cytur nga disa forca evropiane pro serbe e pro ruse që duan ta shuajnë ndjenjën kombëtare të shqiptarëve për bashkim e integrim, të paguar nga shoqatat e fondeve të dyshimta terroriste e paratë e Beogradit, ata përpiqem ta shlyejnë kujtesën kombëtare 1700 vjeçare që ta shuajnë shqiptarizmin.

Kryeministri Ramush Haradinaj e deklaroi atë që na e kanë thënë me qindra herë prindërit: të parët tanë ishin Gjoka, Zefi e Marku. Babai im ma ka përsëritur shumë herë: "mbiemri ynë ishte Kola (Nikolla), mos e harro kurrë!" Ai që turpërohet nga të parët e vet katolikë për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë./Bota Sot

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...