Toka dhuratë nga Artur Shehu, ish-kreu i Interpol, Lisi: Ma solli Engjell Agaçi

E mërkurë, 24 Prill 2024 17:12
Nga Boldnews.al
 

Gjenerali i karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri, në vitet 2014-2015, u gjend në mes të një skandali të madh, kur “Telegiornale 3” zbuloi në vitin 2020, se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë një dhuratë të vyer, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu.

Kjo histori u rikthye sërish këtë të dielë, në emisionin “Report” të Rai Tre. Gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën nga Shehu.

Toka në bregun e Vlorës, dhuruar fondacionit të gjeneral Fabrizio Lisi

Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi (Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, shën.red). Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”, thotë ndër të tjera gjeneral Lisi në një bisedë me gazetarët e emsionit “Report”.

Gjatë komunikimit, Fabrizio Lisi dukej në vështirësi për të dhënë detaje mbi këtë çështje. 

Fillimisht ai mohoi që fondacioni, i drejtuar prej tij dhe ku bënin pjesë edhe disa diplomatë të ambasadës italiane në Tiranë, kishte marrë tokë dhuratë nga Artur Shehu.

Fabrizio Lisit i vihen në dispozicion dokumentat e dhurimit me emrin Artur Shehu

Por, kur gazetari i vendosi përpara dokumentat e noterit, në të cilat dallohej lehtësisht se dhuruesi ishte Artur Shehu, gjeneral Lisi filloi të tregohej më i hapur dhe të përmendte emrin e Agaçit.

Sipas tij, Artur Shehu, i cili jeton prej kohësh jashtë Shqipërisë, në kohën e dhurimit, nuk ishte në kërkim në vendin tonë. Gazetari e pyet se Artur Shehu ishte në hetim në Itali dhe se si kishte mundësi që shefi i Interpolit, pra Lisi, të mos ishte në dijeni të këtij fakti.

Ai nuk ishte në kërkim në Itali, por emri i tij kishte dalë në disa dokumenta. Unë nuk mund të kërkoja në të gjithë Italinë për letrat ku ishte emri i tij”, thotë Fabrizio Lisi.

Ai shton më tej se “fola me Ëngjëll Agaçin dhe ai më tha se i pëlqen kjo histori (dhurimi i tokës)”.

 Ti, i besove se ishte Agaçi në mes?- e pyet sërish gazetari.

– Natyrisht– shprehet i bindur gjeneral Fabrizio Lisi.

Kontrata e dhurimit me emrin e Artur Shehut si dhurues

Në vijim, gazetarët e emisionit paraqesin të dhëna publike dhe zyrtare, në bazë të të cilave emri i Artur Shehut gjendet që në vitin 2000 në dokumentat hetimore italiane, si drejtues i një grupi criminal që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Po ashtu, emri i Artur Shehut ishte në dokumentat e antimafias italiane në vitin 2013, pra vetëm dy vjet para dhurimit të tokës, në një hetim për Albino Prudentinon e të tjerë eksponentë të klanit mafioz, Sacra Corona Unita.

Emri i Ëngjëll Agaçit përmendet edhe në disa çështje të tjera, të prekura nga emisioni “Report”, si ish-avokat i trafikantëve shqiptarë në Itali, dhe si personazhi kyç për realizimin e paktit Rama-Meloni për vendosjen e emigrantëve nga vendet e treta në Gjadër, të Lezhës, në Shqipëri.

Agaçi ka reaguar pas investigimit të kryer nga “Report” në Rai Tre.

Ai deklaron se “kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga program televiziv ‘Report’ është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje ndaj ‘Report’, thotë Agaçi në reagimin publik.

Modifikuar më E mërkurë, 24 Prill 2024 17:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...