Pylli mafioz i Erion Veliajt 

Tuesday, 24 Prill 2018 14:11

Nga Fahri Balliu

Përveç shterpësisë intelektuale dhe paaftësisë  për të gjeneruar projekte dhe fantazi në menaxhimin e Bashkisë, Erion Veliaj, ka ndërtuar një aferë financiare për veten e tij dhe grupin me të ashtuquajturën iniciativë sovjetike të pyllëzimit të Tiranës.

Kronikat e lodhshme, të mërzitshme,  deri në qesharake të tij, me paraqitjet skematike në ekran nuk thonë gjënë më themelore. Ku blihen këto pemë që ky mbjell? Sa kushtojnë dhe cili është plani i biznesit?

Trajtimi ekstremisht nën formën e një iniciative komuniste pa faturën e këtij “misioni” është një veprim mafioz.

Këtu nuk dalin firmat që i shesin këto pemë, nuk dalin çmimet dhe format e blerjes, nuk dalin as kriteret tenderuese.

Dhe ky për të gjitha fshihet pas mos përmendjes dhe mobilizimit ushtarak të fondeve që në themel kanë spekulimin financiar.

Nuk mundet pa faturën financiare të kemi iniciativë të ndershme dhe të vërtetë. Sigurisht Veliaj si nxënësi më i mirë i skemës së vjedhjes tradicionale të Ramës, i ka bërë të gjitha përpjekjet që të mbetet jashtë auditimit financiar, sepse marifeti i fitimit ndodhet jashtë Bashkisë.

Por autoriteti i tij si Kryetar Bashkie, është pronë e publikut.

Në këto kushte prokuroria, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe auditet e tjera publike duhet ta inspektojnë këtë pyll mafioz të Veliajt.

Dhe sigurisht, do të dali falsiteti i numrave, i shifrave, do të dali burimi dhe përfundimi i financave./55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 14:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...