Pse nuk skuqen ithtarët e Marksit, ideologut të masakrës më të madhe të njerëzimit

Diel, 06 May 2018 16:47

Nga Paul Kengor

Wall Street Journal

5 maji shënoi 200 vjetorin e lindjes së Karl Marksit, i cili ngriti me filozofinë e tij skenën e masakrës më të madh ideologjike të historisë së njerëzimit. Po,  a bëri realisht këtë? Sigurisht që po, por mohimet ende vazhdojnë. “Vetëm një idiot mund të fajësojë Marksin për gulagët”, shkruan Francis Wheen në librin “Jeta e Karl Marksit”(1999). Stalini, Mao dhe Kim Il Sung, këmbëngul Wheen, krijuan “besime bastarde dhe dolën jashtë kontekstit” marksist.

Marksi është akuzuar për ambiguitet në shkrimet e tij. Por, kjo nuk mund të justifikohet gjithmonë.  Në “Manifestin Komunist”, ai dhe Friedrich Engels ishin goxha të qartë kur shkruan se “teoria e komunistëve mund të përmblidhet në një fjali të vetme: shembja e pronës private”. Mos u tmerroni nga synimi ynë për të asgjësuar pronën private”, shkruan ata, “sepse në shoqërinë e sotme prona private ka asgjësuar 9/10 e popullsisë. Pikërisht, ky është synimi unë, pra zhdukja e pronës private”.

Manifesti ofronte një program 10 pikësh, përfshirë “asgjësimin e pronës private, një taksë të rëndë progresive ose një taksë mbi të ardhurat të përshkallëzuar, asgjësimi i të gjitha të drejtave të trashëgimisë, centralizimi i mjeteve të komunikimit dhe transportit në duart e shtetit dhe zhdukjen graduale të dallimeve mes fshatarit dhe qytetit përmes një shpërndarjeje më të barabartë të popullsisë”.

Në parathënien e 10 pikëshit të tyre, Marksi dhe Engelsi e trumbetonin dhunën: “Sigurisht, në fillim kjo nuk mund të realizohet pa përdorur mjetet despotike të rrugëve’. Në mbyllje të Manifestit,  Marksi tha “Komunistët...të deklarojnë haptazi se qëllimet e tyre mund të arrihet vetëm duke rrëzuar përdhunshëm të gjitha pushtetet sociale ekzistuese”

Ata kishin të drejtë rreth kësaj. Qeniet humane nuk mund t’i dorëzojnë të drejtat e tyre themelore pa rezistencë. Zaptimi i pronës kërkonte një luftë të kobshme, përfshirë përdorimin e armëve dhe gulagëve. Lenini, Trocki dhe Stalini dhe një varg revolucionarësh dhe diktatorësh e pranuan hapur se forca dhe dhuna ishin të nevojshme.

Na është thënë se filozofia nuk është kurrë problemi-se Stalini ishte një shkarje siç ishin Lenini, Trocki, Çaushesku, Mao, Pol Pot, Ho Chi Minh, Kim-ët dhe Kastrot, për të mos përmendur qindra mijëra likuidues në NKVD, GRU, KGB, Ushtrinë e Kuqe, Stasi, e kështu e me radhë. Po, a nuk dinin këta të lexonin? Sigurisht që po. Ata lexuan Marksin. Pjesa tjetër është një histori e shëmtuar dhe vrastare.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 17:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...