Turi apo turpi i karrocës së llogaridhënies së Ramës

Diel, 06 May 2018 18:10

Redaksionale

Edi Rama ka zgjedhur të dalë me karrocën e llogaridhënies nëpër Shqipëri, një akt ky që nuk gjen shembull as në republikat e bananeve(jo të kokainës). Momenti i përzgjedhur për të dalë me karrocën e qeverisë-rrangalle është bash kur në skenë rikthehet Tahiri. Tanimë, që prangat e ndërkombëtarëve po vërviten tek eksponenti politik më i afërt i tij,  Edi Rama duhet të shpikë një pudër të re për t’ja hedhur fytyrës së tij, përpos asaj tradicionale që vjen nga Kolumbia. Rivendosja e këtij makijazhi kinse llogaridhënieje është një fshehje e fytyrës kriminale të qeverisë së tij dhe nuk tregon gjë tjetër veçse vendosmërinë e Edi Ramës për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, jo vetëm llogari politike, por edhe penale, marrë parasysh përlyerjen e tij në batakun e narkotrafikut.

Marrim korrupsionin dhe abuzimet publike. Cila është llogaridhënia e Edi Ramës? Po t’i marrim me radhë drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm deri tek ministrat, nuk është pushuar nga puna asnjëri prej tyre. Ministra të tillë si Ahmetaj, Nikolla e të tjerë, përfshirë edhe ish-ministra si Ilir Beqja, që bëri namin me shëndetësinë, vazhdojnë të notojnë të qetë në rezervuarin  e korrupsionit qeveritar.

Marrim raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit i cili denoncoi një korrupsion në të gjitha fijet e qeverisë dhe denoncoi mbrojtjen që u bëhet politikanëve, si Tahiri, nga ndjekja penale. Çfarë llogaridhënieje dha Rama? Jo vetëm që s’tha gjysmë fjale, por bën sikur s’e njeh fare DASH-in, por merr nën sqetull atë progresraportin e Ramanë Vlahutin dhe e var në mur si ato shkarravinat e veta në kryeministri.

Në një këndvështrim më të hollë, kryeministri bën një autogol politik me këtë tur(p)in e llogaridhënies. Një qeveri ka institucione shtetërore përmes të cilave jep llogaridhënieje, pra janë shinat ligjore e institucionale, dhe jo daljet turistike nëpër qytete. Për një pronë apo çdo lloj problemi që has qytetari, janë institucionet shtetërore ato që duhen  të mbahen përgjegjëse. Fundja, ç’mund të zgjidh karroca e turit të llogaridhënies së Ramës, kur hipotekat vjedhin pronat e ua kalojnë shpurës së kryeministrit? Po kështu, çfarë varfërie do zgjidhë ky farë kryeministër kur institucionet që ai drejton heqin nga skema e ndihmës ekonomike 40 mijë familje. Prandaj, ky tur nuk është veçse një turp i llogaridhënies së karrocës së Ramës.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 18:45

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dështimet e “mega-operacioneve”, show, mungesë provash dhe shkelje proceduriale

Aktualitet

Dështimet e “mega-operacioneve”, show, mungesë provash dhe shkelje proceduriale

Prej shumë vitesh, hapësira mediatike shqiptare pushtohet nga shprehje patetike “policia arreston dhe drejtësia liron”. Këtë togfjalësh e kanë përdorur qeveritë shqiptare, pavarësisht ngjyrimeve politike. Natyrisht, kryeministri aktual, Edi Rama, e...

Vajza e Xhevdet Ferit rrëqeth rrëqeth me postimin për të atin: Ja aryeja pse nuk mbajtëm homazhe

Aktualitet

Vajza e Xhevdet Ferit rrëqeth rrëqeth me postimin për të atin: Ja aryeja pse nuk mbajtëm homazhe

Një insuficience e rëndë pulmonare, të cilës nuk mundi t’i mbijetojë dot, është kjo sëmundja që i mori jetën aktorin të mirënjohur Xhevdet Feri dy ditë më parë. Në një...

‘Çanë’ detin me mbi 4 ton hashash/ Jepet dënimi për dy shqiptaret

Aktualitet

‘Çanë’ detin me mbi 4 ton hashash/ Jepet dënimi për dy shqiptaret

Për ta, udhëtimi mbaroi në burgun e Leçes në Italinë fqinje… Pikërisht pas hekurave përfunduar dy shqiptarët e arrestuar nga “Guardia di Finanza” natën e 25 Prillit 2019, pas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!