Tempulli i demokracisë pa një mazhorancë

E Enjte, 31 May 2018 16:05

Redaksionale

Ajo që po bën mazhoranca qeverisëse me Kuvendin, muajt e fundit, është një situatë e paprecedentë në historinë e 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, por edhe në historinë e demokracisë perëndimore.

E përditshme ka qenë javët e fundit pamja kur deputetët e mazhorancës, ministrat apo edhe vetë Kryeministri Rama kanë zgjedhur të bojkotojnë. Një mazhorancë që zgjedhë të braktisë tempullin e demokracisë, aulën ku duhet të japë llogari para popullit të saj, ku duhet të shpalosë vizionin e saj për të ardhmen dhe begatinë e kombit.

Dhe çfarë bën Rama me qeverinë e tij?! Frika nga forca e argumenteve dhe provave të opozitës i bën që të zgjedhin verbërinë dhe shurdhërinë.

Vendi është në situatë të rëndësishme të historisë së tij, qoftë edhe në drejtim të ardhmërisë në Bashkimit Evropian. Kombi është në momente kyçe të historisë, Kosova, Maqedonia apo edhe zgjidhja e çështjeve me Greqinë janë pika kulmore të historisë sonë.

Ndaj përgjegjshmëria e qeverisë së shtetit amë të shqiptarëve duhet të jetë në nivelin maksimal.

Është normalitet dhe demokratike kur një opozitë vendos që aksionin e saj politik ta bazoj te bojkoti por është rast unik në botë kur një mazhorancë bojkoton. Kjo mazhorancë është unike në lidhjen e saj me krimin, është unike në dëmin që i bën vendit të saj, është unike me mënyrën se si sillet me demokracinë.

Kjo mazhorancë është unike dhe në mënyrë shembullore dhe unike e meriton rrëzimin. Populli shqiptar nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur me këtë qeverisje. /55news.al/

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 13:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...