Qershori i mbramë i Edi Ramës

E Enjte, 31 May 2018 15:25

Nga Edi Lesi

Qershori ka rezultuar muaji më me fat deri tani për Edi Ramen, muaj qe ka shënjuar gurët kilometrike te karrierës se tij. Qershor 2013, fitoi zgjedhjet. Qershor 2017 rifitoi pushtetin, me ato qe u njohën si zgjedhje shume te diskutueshme.

Me shume se kaq, nuk ka se c'te pretendoje dikush qe merret me politike.

Ky qershor ku sapo kemi shkelur, ndryshon shume me te mëparshmit, dhe te gjitha gjasat janë qe mos te këtë për Edi Ramen te njëjtën shije. Gjasat janë qe te jete i hidhur, përmbysës për te.

Megjithëse rravgon neper Europe, si ne qershorin e Leopold Bloom te James Joyse, njësoj, asgjë heroike nuk ka ne këtë rrugëtim te gjate për tu kthyer ne fund ne Itake pa lavdi.

Sepse Edi Rama ka zgjedhur jo vetëm te mos konsideroje elementin kryesor për hapjen e negociatave, qe është realiteti dhe punët ne Shqipëri, po për me tepër, me vetëdije ngjan se këtë aspekt po e përkeqëson çdo dite.

Duke e lënë krimin, drogën, lidhjet e qeverise me trafikun, si ceshtje e brendshme e parëndësishme, ai po tenton çdo dite neper qendrat e Europes, te shesë një mall kallp, te paketuar bukur. Kjo nuk ka se si te funksionoje. Na pranoni siç jemi, thotë ai, se i rregullojmë pastaj gjerat. Vetëm thoni Po, vetëm hapni negociatat. Nuk i kushton BE-se asnjë cent.

E mbrojti deri ne fund ministrin qe u be i njohur botërisht për lidhjen me kryebanden e kanabisit, dhe tani i thotë Europes, pse nuk hap negociatat kur nuk do shpenzosh asgje. Tahiri, krimi, droga, qenkan ceshtje te imëta te brendshme. Pune te tijat si me thene, ska ci duhet Brukselit.

Duke e reduktuar hapjen e negociatave si një afere, Edi Rama po e zhvesh nga çdo gjë solemne qe ajo ka, qe ka te beje me vlerat e europes, si shteti ligjor, demokracia, transparenca, llogaridhënia, etj.

Rama nuk po bën asnjë përpjekje edhe ne ditët e mbetura deri me 28 of June, për te treguar te paktën vullnet politik lidhur me kriteret qe kërkon kontinenti i vjetër.

Kërkesa e tij për hapjen e negociatave, ngjan ne thelb me një thirrje te dëshpëruar; thoni Po, qe unë te vazhdoj karrierën. Karriera e tij, me e rëndësishme se integrimi, se e ardhmja e Shqipërisë.

Pikërisht tek kjo thirrje e përsëritur, thoni Po, një Po nuk iu kushton asgjë, vetëm hapni negociatat, pastaj te behet cte behet, nga ky refren, mbërrijmë ne qershorin e mbrame te Edi Rames. Ai po e paraqet dhe vete tani, ne mënyrë ulëritëse, se një Jo nga Europa, është një përmbysje ne fatin e tij politik.

Te gjithë shenjat janë qe negociatat nuk hapen, qe vendet anëtare ne Këshillin e Europes nuk do thonë Po.

Ky do te ishte pa asnjë diskutim, një refuzim i qeverise, jo i Shqipërisë, nga BE. Saktësisht një refuzim i Edi Rames. Qershorin e shkuar, Europa vendosi ti japë edhe një shans, ia njohu zgjedhjet dhe e mbajti ne krye. Po, kaq shume është qelbur puna me krimin, me drogën, me sundimin si vezir i lindjes, sa nuk kaloi as një vit, dhe ne qershorin e 2018, e njëjta Europe me gjase ka vendosur ti thotë Jo, Edi Rames. I konsumuar totalisht ne opinionin e brendshëm dhe para qytetareve, i gjendur ne varfëri idesh, vizionesh e batutash, një goditje edhe nga Brukseli do te ishte fatale për te. Ndaj, ky ngjan vërtetë te jete Qershori i mbrame i Edi Rames, pas shume syresh qe kane sjelle jo pak mbrothësi për te.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 15:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...