Si shtiret Rama, ky vasal i Erdoganit, me dashurinë për BE

E Enjte, 31 May 2018 19:24

Redaksionale

Dylberizmi politik i Edi Ramës në raportet me Erdoganin është skeduar tanimë, jo nga Brukseli Mogherian, por nga Gjermania e Kondrad Adenaurit dhe Franca e Zhan Monet,  si një problem tjetër që i bashkohet mullarit të problemeve me drogën dhe korrupsionin, e cila në tërësi ka krijuar një mur ndarës mes Shqipërisë dhe integrimit evropian.

Vasaliteti i qeverisë së tij me Portën e Lartë të Erdoganit ka filluar të dëmtojë rëndë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare dhe këtu nuk po flasim vetëm për ato ekonomike, por veçanërisht për atë fetare. Këtë e dëshmoi së fundmi edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë fetare, i cili veçoi sulmet që  janë bërë ndaj Skënderbeut.

Të gjithë ata që janë të njohur me historinë e Shqipërisë e dinë mjaft mirë se elementi i ndasive fetare ishte karta më e fortë serbo-greke që në 1912 Shqipëria të mos e shihte dritën e pavarësisë. Po, ashtu, cilido që e njeh qoftë edhe modestish historinë e mesjetës, e di që Perandoria Osmane dhe konglomerati selxhuk dhe arab që përfaqësonte, i kundërvihej Europës jo për ta plaçkitur, por për ta përçudnuar e shembur civilizimin evropian, si ekzistencë kulturore dhe katolike.

Ky lloj rreziku për Europën, e cila sot është një civilizim i konturuar institucionalisht dhe ekonomikisht nën parzmoren e Bashkimit Europian, është rikthyer tanimë në formën e saj më të egër dhe publike, të cilën Erdogani s’le aktivitet pa e propaganduar. Fjalimi i tij në Bosnjë për një “sulm osman” e otomanizma të tjera u njoftuan në formën e një fermani kundër Europës. Rreshtim me Rusinë dhe Iranin si dhe sulmet e ashpra kundër Perëndimit, duke përdorur si altoparlant edhe Vuçiçin, janë pjesë të një platforme neo-otomane për rikthimin e Rumelisë.

Përpos Bosnjës, në Shqipëri  aktivitetet turke nuk derivojnë nga një raport normal mes dy shteteve, por janë të yshtura nga ndjesi dhe ekstremiza fetare që kërkojnë të rithërrasin Perandorinë Osmane. Edi Rama është nyja ku po akumulohet e tërë kjo energji neo-otomane, për t’u tejçuar jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Allishverishet e Ramës me Erdoganin janë aq të ngushta, saqë Presidenti turk ia tregoi Europës duke e gjezdisur Edi Ramën me makinë në Ankara, si për të treguar se Kryeministri i Shqipërisë është pjesë e karvanit të tij. Po të punonte Edi Rama me BE-në sa ka punuar me Erdoganin,  çelja e negociatave do ishte bërë me kohë.  Por pyetja që shtrohet është a e do ky pasagjeri i Erdoganit Bashkimin Europian? Natyrisht, jo. Rama kur e ktheu Shqipërinë në hambar droge ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se do shkaktonte një skizmë me BE-në, por ai në përllogaritjet bizantine që bëri për pushtetin, e kishte siguruar pashallëkun e tij nga Erdogani. Po të marrim bisedimet me Greqinë për çështjen e demarkacionit detar, aty zbulohet qartazi se Edvini vepron si emisar i Turqisë e jo i Shqipërisë.

Kështu, ky “rrëmbim i Europës” tanimë është aq publik dhe i demaskuar, saqë në çdo udhëtim që bën Rama në Gjermani apo Francë, pyetet nga gazetarët e huaj për këtë sevda të tij me Erdoganin. Këto nuk janë thjesht pyetje gazetareske, por pyetje të dala nga të tjera zyra. Prandaj, përpos drogës, korrupsionit, ky vasalitet me Erdoganin, që të çon edhe në Moskë dhe Teheran, e ve pozicionin e Ramës në kontradiktë të plotë me gjoja dashurinë e tij për t’u integruar në Europë. Në anën tjetër, e sinkronizon atë me intifadën anti-BE të shpallur nga vëllai i tij Rexhep prandaj  zgjedhja që ka bërë Rama është Erdogani, jo Europa. 55news.al

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 09:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...