VLORË/ RAMA, NJË PRIND MË THA : “PO VDES PËR BUKË”

Saturday, 31 Mars 2018 12:01
Rama sot në Vlorë Rama sot në Vlorë

Ndërkohë që vendi po zien nga protesta në Rrugën e Kombit, kundër taksës së vendosur për kalimin e automjeteve, Edi Rama vijon fushatën e tij “Shqipëria Punon”, kësaj rradhe në Vlorë.

Kreu i qeverisë, ka treguar për të pranishmit disa raste kur persona të ndryshëm i kanë kërkuar vende pune.

Rama nuk e ka mohuar që qytetarët i janë ankuar që nuk ka vënde pune dhe ka treguar se një person i ka dërguar një mesazh : “Po vdes për bukë”.

“Ju e dini unë i përgjigjem atyre që më cojnë mesazhe, një prind nga Kukësi me karrierë në PS më thotë po vdes për bukë unë dhe familja ime, i them që nesër në punë por në privat. Ç’është kjo tha? Unë pranoj cdo punë, unë po vdes bashkë me familjen. Ia coj mesazhin zv.ministres që merret me këtë fushë, dhe dje më vjen mesazhi, s’po e lexoj se është për të qeshur e për të qarë.”-ka thënë Rama.

Gjithashtu ai i ka orientuar qytetarët se duhet të aplikojnë në sektorin privat.

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...