QYTETARI NGRIHET NË KËMBË DHË VË NDERIN NË VEND, I SHPALL LUFTË ABUZIMIT SHTETËROR

Saturday, 31 Mars 2018 12:17

Qytetarët janë ngritur dhe kanë vendosur nderin në vend. Kjo është sinteza e asaj çfarë mund të nxirret nga protesta e sotme në Rrugën e Kombit, ku dhjetra qytetarë dolën për të kundërshtuar çmimin e lartë të pagesës së vendosur nga qeveria socialiste.

Mirëpo, protesta doli jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar. Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendojes së taksës për Rrugën e Kombit. Marrë nga Opinion.al

Modifikuar më Saturday, 31 Mars 2018 12:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...