Akuza e rëndë e deputetit: Policia mbron të kërkuarit se kanë lidhje me Ballën

Premte, 29 June 2018 18:10

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas akuzave të ndërsjella mes kreut të PD Lulim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për kapjen e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit , të fshehura në dy mjete ‘Toyota Yaris’. Përmes një postimi në Facebook, Klevis Balliu thotë se policia po mbron personat në kërkim për transportin e 3.4 milionë eurove sepse janë të lidhur me Taulant Ballën, i cili sipas tij është edhe garantuesi i transportit të parave të drogës.

Statusi i plotë i Klevis Balliut:
Policia po mbron të kërkuarit për transportin e 3.4 milionë eurove, para droge, sepse ata janë të lidhur me Taulant Ballën.
Po të kishte lidhjen më të vogël me kryetarin e PD, siç e akuzon Balla në mënyrë qesharake, ata jo vetëm që do të ishin në pranga, por do të ishin gjykuar tashmë. Lënia e tyre në liri, në fakt tregon qartë se Policia dhe të gjitha strukturat e tjera po mbrojnë Taulant Ballën, në vend të zbulimit dhe goditjes së bandës që priste 3.4 milionë euro.
Garantuesi i transportit të parave të drogës është Taulant Balla dhe ai nuk mund të fshihet pas fotosh për përfshirjen e tij në këtë afere kriminale.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...