Deklaratë e fortë/ “Shqipëria ka një rrezik të madh përpara”

Premte, 29 June 2018 18:29

Shefi i departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku i ftuar në studion e SYRI.net tha se është e paprecedentë deklarata e Edi Ramës i cili flet për ‘hapje negociatash’.

Sipas Çollakut, Shqipëria ka një rrezik të madh përpara.

 ‘Sharlatanizëm i kthyer në institucion.

Është një turp i madh me një kosto të jashtëzakonshme në ecurinë e këtij procesi.

Realizimi i 13 kushteve shtesë dhe monitorimi strikt, duhet të fillojë nga vetëkorrigjimi.

Shqipëria ka një rrezik të madh strategjik përpara. Duhet ndërruar mënyra e komunikimit dhe sjelljes me qytetarët dhe opozitën.

Kushti i parë i shtuar nga BE, dhe ne si PD jemi mirënjohës, janë zgjedhjet. Pra një reformë zgjedhore e cila nuk mund të kryhet pa opozitën.

BE i ka vënë kusht të qartë Ramës, Zgjedhjet, të parakohshme apo normale është çështje tjetër, por kushti i parë i BE janë zgjedhjet, që do të thotë rrotacioni politik në vend.

Skenar propagandistik i papranueshëm.

Mbrëmë arritën të thonë se s’ka kushte fare. Ata po degradojnë çdo ditë. Edhe dekorimi i ambasadorëve ishte një shfaqje e turpshme publike’, tha Kreshnik Çollaku.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...