Çollaku: Do ndërtohen 7 kullat te Teatri, duan të pastrojnë paratë

Premte, 29 June 2018 19:02

Në cilësinë e kreut të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku tha se halli i Kryeministrit nuk është Teatri por toka mbi të cilën është ngritur ai.

"Kushtetuta përcakton qartë se për çdo pronë publike, dhënia në përdorim, tjetërsimi apo dhurimi kalon vetëm me miratim të këshillit bashkiak me 3/5. Ata dështuan ti kishin këto vota në këshillin bashkiak prandaj u detyruan të bëjnë aktin antiligjor në parlament, një ligj antikushtetues që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nuk ka ligj që mund të anulojë Kushtetutën e vendit", tha Çollaku i ftuar në studion e SYRI.net.

"Në Mars 2017 DASH në raport për krimin në Ballkan, thotë qartë se ekonomia bazë në Shqipëri është pastrimi i parave të drogës. Ata kanë në plan të ndërtojnë 7 kulla vetëm te zona e Teatrit, dhe e gjitha kjo bëhet për pastrimin e organizuara të parave të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës." - theksoi Çollaku.

Ai shtoi se "pikërisht kjo e bën kauzën e opozitës të përbashkët me atë të aktorëve".

"Ne jemi të angazhuar në mbrojtjen e pronave publike të këtij qyteti. Ajo e aktorëve është betejë, kurse e opozitës është luftë." 

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...