Rama kërcënoi opozitën me kod mafioz

Premte, 29 June 2018 19:18

Nuk është vënë re nga fjalimi i ditës së enjte i kryeministrit se midis rreshtave plot budallallëqe të tij, ndodhej edhe një kërcënim ndaj opozitës, i thurur me gjuhën tipike mafioze. Kodet mafioze të këtyre llojeve janë të formave “do ju rregullojmë”, “do ju sistemojmë”, “do ju dekorojmë”, etj.

Pjesë e kësaj gjuhe mafioze ka qenë edhe dikur Enver Hoxha teksa edhe shokët e vet i “dekoronte” duke i vrarë pas shpine. Ndër të tjera, Rama në fjalën e tij të datës 28 qershor 2018 deklaroi: “Qershori është hija që ju ndjek e do vazhdojë t’ju ndjekë nga pas. Ja, do vijë qershori tjetër, rrugës është dhe qershorin tjetër, një rrugë e dy punë, t’ju rregullojmë mirë siç e meritoni dhe të hymë në finalizimin e procesit, duke organizuar Konferencën Ndërqeveritare për Negociatat” (marrë nga fjalimi i zbardhur në faqen e kryeministrisë).

As më pak e as më shumë, ky është një kërcënim që i bëhet opozitës së vendit dhe drejtuesve të saj. Deklarimi i Ramës duhet të jetë në vëmendje të përfaqësuesve të BE-se dhe ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe nuk duhet anashkaluar. Produktet e një qeverie që po thërritet përditë e më shumë si narkoqeveri, e shohin opozitën pengesë serioze për realizimin e aspiratave të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...