Pritet dekorimi i Saimir Tahirit për merita të veçanta për ‘kanabizimin’

Saturday, 30 June 2018 14:05

Edhe pse Holanda ishte kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë, Rama e dekori ambasadoren shqiptare në Amsterdam për merita të veçanta në këtë vendimmarrje.

Bashkë me ambasadoren në Holandë u thirrën për urgjencë edhe diplomatët e akredituar në Hagë, Bruksel, Paris dhe Berlin, në përpjekje për t’i dhënë frymë propagandës qeveritare dhe festimeve për gjoja hapjen e negociatave.

Duke ndjekur këtë logjikë të kreut të qeverisë gjithkujt i lind e drejta të mendojë se tashmë ka ardhur koha edhe dekorimi i Saimir Tahirit për merita të veçanta për ‘kanabizimin’ e vendit.

Sigurisht që edhe Arben Ahmetaj duhet të dekorohet për arritjet e mëdha për dyfishimin e taksave, falimentimin e biznesit në vend dhe shkatërrimin e ekonomisë shqiptare.

Edhe Bushatit i lind e drejta që të kërkojë një dekoratë për faljen e detit dhe braktisjen e “Çamërisë” në bisedimet me Greqinë.

Natyrisht që edhe Lindita Nikolla e meriton një medalje për shkatërrimin e sistemit arsimor në vend apo edhe Mirela Kumbaro meriton të gjitha dekoratat e mundshme për merita të veçantë në vënien e minave artit dhe kulturës në vend.

Lista e dekoratave të larta që Rama duhet të shpërndajë është e pafund për të gjithë ministrat e tij. Sepse të gjithë kanë merita të veçanta për shkatërrimin e këtij vendi.

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 11:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...