Çfarë e pengon Ramën të veprojë plotësisht i lirë?

Saturday, 30 June 2018 14:24

Është bërë rutinë kohët e fundit që kryeministri Edi Rama çfarë thotë tani nuk e thotë pastaj. Kontradiktat në deklaratat e tij mund të shihen si problem në karakterin e kryeministrit, por nga na tjetër mund të shihen edhe si presion që i bëhet atij nga qeveria “kriminale” që drejton.

Janë të shumta rastet e skandaleve ku të afërmit dhe kabineti I Ramës janë përfshirë dhe e kanë detyruar atë të mos veproj apo flas I lirë, përndryshe pasojat do t’i vuajë edhe ai vetë.

Një nga rastet më kryesore të lidhjes me krimin është përfshirja e vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës në dosjen e “Xibrakës”. Për rikujtesë është rasti I zbulimit të laboratorit të kokainës në qytetin e Elbasanit ku u vunë në pranga 11 persona, por koka e këtij laborator, vëllai I kryeministrit vazhdon të jetë I lirë dhe të shijoj milionat e siguruar nga aktivitetet kriminale.

Rasti I dytë që e ka penguar Ramën të veprojë I lirë është rasti I përgjimit të Klemend Balilit ish-Drejtorit të Transporteve në Sarandë, I cili siguronte kalimin e kamionave dhe skafeve me sasi të mëdha droge në të. Publikimi I përgjimit të tij me skafistin ishte një provë e qartë sesi funksionon administrate e Edi Ramës.

Rasti tjetër ministrat e kriminalizuar duke filluar me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën, të tre këta të përfshirë në mënyrë direkte ose nga njerëz shumë të afërt me drogën, krimin, pastrimin e parave deh korrupsionin gjithmonë e më shumë po e shtrëngojë Ramën të bëjë kujdes me ato që thotë, pasi përndryshe fundi do të jetë I përbashkët.

Në fund të fundit ky është kodi I grupeve mafioze me kërcënime për të mbajtur pozicionet ekzistuese në pushtetin që qeveria kriminale ka zaptuar.

Pra Rama nuk është I zoti të qeverisë siç vërtetë duhet edhe në qoftë se do të donte sepse mënyra sesi arriti të merrte pushtetin është nëpërmjet kësaj mafieje, e cila di vetëm një gjë si të shkatërrojë dhe të zaptojë./55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...