Kadiu: 30 mln €, sa i duhen Teatrit, vendi i humbi nga euroja e ‘zezë'

Hënë, 09 July 2018 10:34

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka deklaruar se buxheti i shtetit humbi 3.6 miliardë lekë për shkak të qarkullimit të parave të pista.  Në një status të postuar në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate shprehet se ishte pikërisht zhvlerësimi i euros që shkaktoi një gropë në buxhet me një vlerë prej rreth 30 milionë eurosh.  Sipas Kadiut, për ironi të fatit, kjo është shifra që mjafton për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar nga qeveria. 

Statusi i Kadiut në Facebook

Ja se si qarkullimi i parave të pista sjell menjëherë efekte, jo pas disa kohësh.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj tha në një konferencë për shtyp se brenda 6 muajve buxheti i shtetit, për shkak të zhvlerësimit të euros ka humbur 3.6 miliard lekë.

Dhe ndaj qeverisë i duhet të marr një borxh 500 milion euro që të maturojë dhe borxhet e mëparshme.

A e dini sa janë këto 3.6 miliardë lekë?! Rreth 30 milion euro, aq sa duhen për godinën e Teatrit Kombëtar.

30 milionë i ka humbur vendi vetëm nga futja e madhe e euros së zezë. Në këto kushte jemi në një situatë që më mirë pranojmë borxhin se sa zhdukjen e një pasurie kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...