Emërimi e Magjistratëve, LSI kundër ligjit

Hënë, 09 July 2018 11:58

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, në një konferencë për mediat, ka folur për ligjin që mazhoranca po tenton të kalojë në Kuvend.

Naço ka treguar edhe arsyet se përse LSI-ja nuk do ta votojë ligjit për magjistratët, duke deklaruar kjo forcë politike nuk mund të japë mundësi që një pjese e KLD, që ai e ka cilësuar llumi të emërojnë magjistratë e pastaj t’u kërkojnë ndere.

“Në thelb është fakti që në mungesë të KLGJ dhe KLP kërkojnë që ne të kthemi 180 gradë pas që ti japim të drejtën KLD. Unë personalisht dhe në emër të grupit të LSI nuk kam pranuar që të votoj nenin 1, që t’i japim edhe njëherë mundësi KLD, këtij këshilli të anetemuar nga ne dhe ndërkombëtarët nga emërimet nepotike. Këtij këshilli i propozova 44 gjyqtarë për shkarkim, por nuk më mbështeti, po ashtu edhe ministres aktuale të Drejtësisë. Si mundet t’u japim mundësi këtyre anëtarëve të KLD, llumi i drejtësisë, që t’u kërkojnë ndere magjistratëve.

Unë personalisht dhe grupi i LSI nuk mund të votojmë nenin 1, pra 160, që ka të bëjë me emërimin e studentëve magjistratë. Ligji i vjetër parashikonte që shkarkimit ti bënte prokurorja e përgjithshme, por ajo që do i emërojë sot do u kërkojë votën më vonë. Në komisionin e ligjeve që numri 25, të shkonte në 50 në shkollën e magjistraturës, pasi një pjesë e gjyqtarëve do të largohen. Por u hoq viti akademik 2018-19, pasi nuk duan që reforma të ecë para, nuk duan të krijohet KLGJ dhe KLP. Frika nuk është e opozitës, por e shumicës, janë ministrat e shumicës që janë vendosur para drejtësisë”- tha Naço.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 12:04

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...