PD dorëzon në Kuvend projektligjin për vettingun në politikë (Dokumenti)

Premte, 07 September 2018 16:35

Partia Demokratike ka dorëzuar projektligjin e plotë për vettingun në politikë. Ai është dorëzuar në Kuvend, ndërsa pjesë të tij janë zbuluar nga kryedemokrati Basha në një bashkëbisedim me gazetarët.

Basha theksoi se thelbi i ligjit është i njëjtë me atë të dekriminalizimit, por ky projektligj ka të bëjë me politikanët.

Projektligji përmban katër nene dhe disa pika që përcaktojnë qartë pastërtinë e figurave politike, kontrollin dhe ndëshkimet.

KUVENDI I SHQIPËRISË
PROJEKTLIGJ
Nr.___/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417,
DATË 21.10.1998 "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të
Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së
anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë
vijon:
“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që
janë dënuar me burgim, me
vendimpërfundimtartëformëssëprerë,përkryerjen e njëkrimi,
oseshtetasitqëkanëkontakte me persona të përfshirë në krimin
e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar
me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”
Neni 2
Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet “Pjesa e
Gjashtëmbëdhjetë/1”, me këtë përmbajtje:
“PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1
MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS
SË FUNKSIONARIT PUBLIK
Neni 176/1
Qëllimi ikontrollittëfigurës
1. Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe
garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit,
organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo
të krijuara me ligj,
ngandikimiapopjesëmarrjanëpolitikëbërjedhe/osevendimmarrje
i funksionarëveqëkanëkontakte me persona të përfshirë në
krimin e organizuar.
2. Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të
procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore
të individit.
Neni 176/2
Subjektet dhe rregullat e kontrollit të figurës
1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë
dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe
ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë
funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave,
i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.
2. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një
deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim
identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë
në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat
e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për
figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave
shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë
vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.
3. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me
persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi
në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në
funksionin publik,mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga
detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
4. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në
kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të
pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në
krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së
ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin
publik,mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe
subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
5. Kursubjekti i përmendurnëpikën 1,
nukjustifikonligjshmërinë e
pasurisësipasvendimittëorganitpërgjegjëskushtetues,zbatohetm
asa e
ndalimitpërt’uzgjedhurapoemëruarnëfunksioninpublik,mbarimit
tëmandatitaposhkarkimitngadetyra.
6. Kushtet, rregullatdheorganetpërgjegjësepërzbatimin e
mekanizimit të garantimit të integritetit të figurës së
funksionarit publik, përcaktohen me ligjtë miratuar me tri
tëpestat e tëgjithëanëtarëvetëKuvendit.”
Neni 3
Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:
“Neni 179/c
1. Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në
organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar
përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i
pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari
përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me
persona të përfshirë në krimin e organizuar.
2. Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi,
në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës,
miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin
e integritetit të figurës së funksionarit publik.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 16:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...