Denoncim/ “Miku i Xhafës terrorizon Pogradecin, u vë gjoba bizneseve dhe transportit”

Premte, 07 September 2018 17:03

Gjobvënia nga kriminelët dhe personat e rrezikshme tashmë është bërë standard në Shqipëri. Siç duket jo vetëm në Shkodër, por në çdo qytet të vendit ‘të fortët’ e lagjeve ju vënë gjoba biznesit dhe nëse nuk i paguan atëherë të duhet të shpallësh falimentin.

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha një tjetër rast gjobvënie, ku njerëz pranë zyrtarëve të lartë ju vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve duke i kërcënuar, se nëse nuk paguajnë atëherë kanë marrë fund.

Ish-kryeministri e ka bërë publik këtë denoncim përmes një postimi në “facebook”.

Postimi i plotë:

Miku i Xhafës së Drogës terrorizon transportin në Pogradec!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar doktor te pershendes.Jam nje qytetar nga pogradeci dua te ngre nje shqetesim ne lidhje me nje kriminel nje luftetar i isisit qe me gjoba dhe presione ka pushtuar Pogradecin ku ju fut me ane te dhunes njerezve te ndershem ne nje shoqeri autobuzesh ju mori aksionet dhe vazhdon ti terorizoje akoma ku ju mbledh leke te gjithe furgonave dhe autobuzeve pa asnje te drejte ligjore por asnje nuk flet dhe ankohet se kane frike se ky ordiner ka mbeshtetjen e policise ka pushtuar gjysmen e plazhit te Pogradecit me shezllona .Jeta ne kete vend eshte bere e pa perballushme.Flitet se ai esht mik dhe ka mbeshtetjen e Xhafes. Erjon Llapushi quhet ky plere. Anonim”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...