Presidenti Meta, në Samitin Trump për problemet botërore të drogës

Hënë, 24 September 2018 21:22

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës.

Liderët pjesëmarrës në këtë Samit, miratuan një Deklaratë të përbashkët të inicuar nga Presidenti Trump me titull: “Thirrje Globale për Veprime mbi Problemet Botërore të Drogës”.

Sipas këtij dokumenti, liderët pjesëmarrës në Samit, rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të adresuar dhe luftuar me më shumë efektivitet problemin botëror të drogës, si dhe për të zbatuar konventat për narkotikët e substancat psikotrope dhe të Krimit të Organizuar Transnacional.

Në mënyrë të veçantë, liderët u zotuan që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe parandaluar abuzimin me drogën, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorët e drejtësisë, zbatimit të ligjit e të shëndetësisë.

Presidenti Meta, ashtu si edhe liderët e tjerë të pranishëm në Samit, shprehu mbështetjen ndaj nismës së Presidentit Trump.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...