Këshilltarët e LSI në Bashkinë Tiranë: Qëndrim të unifikuar opozitar kundër Veliaj

E mërkurë, 26 September 2018 13:55

U mblodh sot në selinë e LSI-së Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës. Grupi diskutoi vendimet e mbledhjes së nesërme, duke u ndalur në pr/vendimin nr.14 për konçensionin me PPP për Terminalin e Transportit Publik në një kohë që është vendosur çmim bilete në mënyrë abuzive për urbane për kategorinë e fëmijëve që nga mosha 6 vjeç, një shqetësim i shprehur gjerësisht nga qytetarët e Tiranës këto ditë.

Gjithashtu në vëmendjen e grupit ishte dhe shqetësimi i vazhdueshëm i qytetarëve, aktorëve dhe shoqërisë civile për uzurpimin me ligj të veçantë që i është bërë kompetencave që Kushtetuta i njeh këshillave bashkiakë për tjetërsimin e hapësirës publike të Teatrit Kombëtar.

Për këto vendime dhe për çështjen sensitive të Teatrit Kombëtar, Grupi i Këshilltarëve të LSI do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Grupin e Këshilltarëve të PD për të dalë me një qëndrim të unifikuar të frontit opozitar në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...