Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

E mërkurë, 26 September 2018 14:11

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë.

Statusi i plotë:

Ministria e Drejtësisë Koordinatore e korrupsionit dhe krimit.

Qeveria e krimit tani po bën show mediatik me tepsinë e vet politike.

Pasi i emëroi në pozicione drejtuese pa asnjë kriter duke shkelur rëndë ligjin, sot bën show me arrestime. Pasi e bënë lëmsh administratën publike, sot i’u shesin shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë pikërisht për këtë mision “të rrjepë qytetarët dhe ti shërbejë krimit”. Koordinatorja e korrupsionit duhet të sqarojë shqiptarët se kush ka përfituar nga këto drejtorë batakçi sepse janë vetë kokë e këmbë të përfshirë në çdo afer. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për show por kërkojnë arritje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Nuk mundet një ministre e cila ka shkelur hapur ligjin të dalë dhe ti bëj moral shqiptarëve. Nëse do të kishte një Prokurori të pavarur sot minimumi kjo ministre duhet të ishte nën hetim për shkeljen e ligjit

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 14:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...