Shehu: Mjekësia në kolaps, 6 arsyet e largimit të mjekëve

Saturday, 03 November 2018 09:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas raportit të fundit që lidhet me mjekësinë dhe largimin e profesionistëve nga vendi ynë.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehu shkruan se mjekët në vendin tonë janë duke u kthyer në ‘specie në zhdukje’ dhe sipas tij fajtor i kësaj situate është sistemi që ka ngritur Edi Rama.

Deputeti demokrat në shkrimin e tij rendit edhe shkaqet kryesor që po detyron 78% të mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri që të largohen nga vendi.

Postimi i plotë:

Mjeket “specie ne zhdukje”, ne nje sistem shendetesor drejt kolapsit.

Se fundmi u publikua se numri i tyre arriti ne 1 mjek per 1000 banore, nivele Afrikano Qendrore keto.

Kjo renie nuk eshte e lidhur thjesht me pagesat, por me “plaget e thella” qe ka ky sistem, duke detyruar edhe 78% te ekzistuesve te pregatisin largimin nga vendi:

1-Sistemi yne shendetesor renditet i fundit ne Europe per "kujdesin ndaj pacientit" me nje varferi ekstreme ne financim e pak elemente sociale, koncentrim te sherbimeve ne pak qendra, numer shtreterish (2,2 per 1000 banore), specialitetesh (reth 200), disa here me ulet se mezataret europiane etj.

2-Nuk artikulohet asnje strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndermarje”, autonomia institucionale etj.

3-Paresori eshte nje instrument i centralizuar per qellime politike e abuzive.

4-Farmaceutika ka nje liste medikamentesh qe rambursohen disa here me te vogel se ne vendet europiane ne numer e vlere.

5-Siguria medikamentoze eshte cenuar nga prejardhja ne shumice e tyre jashte prodhuesve te “origjines se sigurte”, jo me prioritet cilesine por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e nje kontrolli cilesor etj, duke prekur se pari alternativat e para.

6-Mjeket nuk e gjejne vehten ne kete sistem, qe nuk u siguron mjaftueshem nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjine, “arsenalin” farmakologjik, literaturen, te ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.

Kolapsi, qe po "troket ne dere" duhet ndaluar, por kjo kerkon ndryshime thelbesore ne te gjithe sistemin dhe jo “makiazhe”!

Modifikuar më Saturday, 03 November 2018 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...