×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidenti Meta nis vizitën në Kalabri, me një takim me mikun e shqiptarëve

Tuesday, 06 November 2018 14:48

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir  Meta në krye të një delegacioni zyrtar, u prit sot nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio.

Presidenti Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë dhe theksoi se kemi një potencial të madh ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor e historik mes dy vendeve.

 ‘’Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur.’’ – u shpreh Presidenti Meta.

 ‘’Turizmi është një nga fushat ku mund të gëzojmë bashkëpunim më të ngushtë. Ashtu siç kemi marrëveshjen me Rajonin e Puljas, mund të bëjmë edhe me Rajonin e Kalabrisë, duke përfituar edhe nga projektet europiane.’’ – vuri në dukje kreu i shtetit, duke e ftuar Presidentin Olievira për një vizitë të shpejtë në Shqipëri për ta konkretizuar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Presidenti i Rajonit të Kalabrisë vlerësoi lart vizitën e kreut të shtetit shqiptar si një sinjal shumë domethënës për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke nënvizuar lidhjet e vjetra historike dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy popujve, si dhe rolin e rëndësishëm në këtë drejtim të bashkësisë arbëreshe në rajonin e Kalabrisë në këtë drejtim.

 ‘’Është një bashkësi që ka treguar përgjatë shekujve se si kultura, ekzistenca, ruajtja e traditave dhe gjuhës, por sidomos integrimi i tyre në Itali, kanë treguar se kjo është rruga e drejtë për të ilustruar mesazhet e paqes dhe bashkëjetesës.’’ – vuri në dukje Presidenti Oliveiro.

Të dy personalitet vlerësuan rolin e arbërësheve gjatë Rilindjes dhe bashkimit të Italisë, duke nënvizuar faktin se vizita e kreut të shtetit shqiptar në Shën Mitër Korona nesër, së bashku me Presidentin italian Mattarella në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut është historike dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin arbëresh, por edhe për të gjithë Rajonin e Kalabrisë dhe Jugun e Italisë, duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë dhe lidhjet e veçanta që Presidenti Matarella ka me arbëreshët.

Meta shkruan në Facebook se i shprehu mirënjohjen mikut të shqiptarëve.

“I lumtur dhe me shumë emocion ndodhem sot në Kalabri, tek arbëreshët tanë të dashur. Kënaqësi të takoja Presidentin e Rajonit dhe mikun e shqiptarëve, Gerardo Mario Oliverio dhe t'i shprehja mirënjohjen për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë”, shkruan Presidenti.

45627586 1993837623995834 344372419118497792 n45627586 1993837623995834 344372419118497792 n

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 15:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...