Taksa për Rrugën e Kombit/ Qeveria e Kosovës: Shqipëria injoron kosovarët dhe detyron vetëm ata të paguajnë

Diel, 15 Prill 2018 17:45

Banorët e Kukësit shumë shpejt do ta kenë një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri po negocion me koncensionarin për ta ulur tarifën vetëm për kuksianët, duke lënë anash totalisht qytetarët e Kosovës. Këshilltari politik i ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Fatos Mani konsideron se Shqipëria po i injoron kosovarët, në fakt po i godet dhe vetëm Kosovës po i bie barra e pagesës së taksës për Shqipërinë.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Fatos Mani, këshilltari i Pal Lekajt, thotë se është keq që Shqipëria e ka harruar Kosovën për negociatat për tarifa të reja për Rrugën e Kombit.

“Krejt çka mund të them për këtë temë, them se është mirë që është ulur taksa për banorët, por shumë keq që Kosova është harruar për marrëveshjen për tarifa te reja. Shumë keq që Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë e ka harruar Kosovën në trajtimin e  tarifave të reja me koncensionarin”, tha Mani të dielën për Gazetën Express.

Mani konfirmoi se nga letra e dërguar nga ministri Pal Lekaj në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, ku është ngritur shqetësimi për tarifën e lartë që i është vënë kosovarëve që frekuentojnë Rrugën e Kombit nuk është marrë ende asnjë përgjigje.

“Momentin që e kanë vendosur taksën ne i kemi dërguar letër, kemi kërkuar më shumë informata. Kemi ngritur shqetësimin tonë në harmoni me deklaratat e ministrit dhe të kryeministrit tonë. Ka qenë kërkesë për sqarime shtesë dhe mirëkuptim për të marrë ndonjë përgjigje prej tyre”, tha ai.

Sidoqoftë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri Damian Gjiknuri, gjatë ditës së djeshme deklaroi se tarifa për banorët e Kukësit do të jetë e pranueshme dhe për zvogëlimin e saj tashmë kanë filluar negociatat.

“Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme, por njëkohësisht nuk cenon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cenon mbarëvajtjen e kontratës për mirë-menaxhimin e kësaj rruge”, ka theksuar Gjiknuri.

Deklarata e Gjiknurit ka ardhur pasi ditë më parë u zhvillua një protestë  e dhunshme në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së vendosur nga kompania koncesionare. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë qëlluar me gurë mbi efektivët, e më pas u kanë vënë zjarrin sporteleve ku do të kryhej pagesa.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe kosovarët, por si duket Shqipëria ka vendosur t’i injorojë ata totalisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...