KPK mohon lajmet se anëtari i saj ka qenë kandidat me G-99, por faktet flasin ndryshe

Diel, 15 Prill 2018 18:06

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,  ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në disa media rreth procesit të vlerësimit apo rezultatit të tij për subjekte konkretë, në të cilat është cituar si burim informacioni ky Komision.

Përmes një deklarate zyrtare, Komisioni nënvizon se asnjë rezultat i publikuar jo zyrtarisht prej tij nuk është i vërtetë dhe nuk duhet marrë i mirëqenë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson faktin se komunikimi mbi të dhënat e procesit të rivlerësimit në përgjithësi, apo për raste të veçanta, bëhet VETËM nëpërmjet komunikimit zyrtar, siç është faqja zyrtare e internetit të këtij institucioni, koordinatori për mediat dhe/ose vendimet e trupave gjykuese mbi rastet individuale.

“Çdo informacion tjetër, i marrë jashtë komunikimit zyrtar, mbi procesin e rivlerësimit NUK është i autorizuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe nuk shpreh qëndrimin e tij”, thekson në deklaratë organi kryesor i Vettingu-t

Deri tani KPK ka kërkuar shkarkimin e të paktën 2 gjyqtarëve ndërsa për njërin ka dhënë vlerësim pozitiv. Shpesh herë është ngritur pyetja: “Cilët janë njerëzit që po bëjnë Vetingun?”

Mes anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka edhe ish-kandidatë për deputetë.

Bëhet fjalë për Roland Ilian, i cili në 2009 kandidonte për subjektin G99, që drejtohej në atë kohë nga Erjon Veliaj, dhe ishte në koalicion me socialistët e Edi Ramës. Ilia renditej i dyti në qarkun e Shkodrës në listën e partisë së Veliajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...