Në ditën e fundit të afatit për dekretimin e Sandër Lleshit, Meta takohet me...

Premte, 16 November 2018 13:04

Pasi presidenti Ilir Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, vendim ky që i hap rrugë dekretimit të tij, si ministër i Brendshëm, kreu i shtetit po takohet me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Takimi po zhvillohet në Hotel Tirana dhe për momentin nuk ka informacione për temën e diskutimeve. 

Ndërsa, kujtojmë se dita e sotme është edhe dita e fundit e afatit kur kreu i Shtetit, duhet të shprehet lidhur me dekretimin e Lleshit.