Indeksi për varfërinë/ Deputetja e PD: Pashai Edi Rama po i detyron shqiptarët të ikin nga vendi

Diel, 02 December 2018 14:14

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, njëherësh kryetare e Aleancës së Grave Parlamentare, ka reaguar pas raportit të Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018-të. Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se në raport Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara. Sipas saj fajtori i vetëm i skllavërimi ekonomik dhe largimi i shqiptarëve nga vendi ka vetëm një fajtor dhe ai është Edi Rama. 

Ja postimi i Dhurata Çupit ne FB:

Reagim i kryetares se Aleances se Grave Parlamentare, Dhurata Çupi per raportin e fundit qe rendit Shqiperine mjaft rende ne punen e detyruar, trafikimin apo shfryteziminin e femijeve

Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Ëalk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë

Të dhënat e këtij indeksi I referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.

Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.

Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.

Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie

Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.

Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luft?s kunder skllavërimit modern.

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 14:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...