Nuk është pyetje për mua: A do protestosh nesër?

Premte, 15 February 2019 17:52

Nga Mimoza Rexhvelaj

Unë protestoj çdo ditë kam arsye pafund për ta bërë, sytë më shohin ligësi, vuajtje, mjerim, e pamundur t'i them vetës : hesht!
Heshtja nuk është zgjidhje sidomos sot kur dinjiteti i njerëzve po nëpërkëmbet nga krye-pushtetari në foltoren e kuvendit, përçmues e tallës ndaj njerëzve, neveritës ndaj rasteve ku dhunohen gra e vajza, diskriminues ndaj aftësive ndryshëm, e nuk do shkoj më gjatë, çdo dalje e tij publike është fryerje për një shtresë shoqërore e ky nuk mundet dhe nuk duhet të jetë kryeministri ynë.
Pushteti kërkon të na shtyp mendimin ndryshe, mendimin e lirë me forma presioni, kërcënimi çdonjërit që guxon të thotë të vërtetën. Të jetë i lirë, liria paguhet shtrenjtë në vendin tim të pamundësive.
Shqipëria po boshatiset çdo ditë, njerëzit në pamundësi për të jetuar, për të duruar gjithë ligësinë e sulmet e përditshme, zgjedhin largimin, padrejtësia është bërë ligj. Kush ikën, shpëton!- kjo është motoja që dëgjohet gjithandej. Por unë jo nuk iki... unë qëndroj njësoj si shkëmbi nuk do tundem nga rruga ime dhe mos përtoni gjithë botën kundër le të ma vini.
Do listoja një listë të gjatë arsyesh për protestë që nga studentët, kushtet e tyre mizerabël në konvikte e salla leksionesh, taksa e shkollim i kushtueshëm sa një familje normale me zor ia del të kalojë disi... me bukën e gojës.
Të shkoj tek pensionistët, që ato dy kacidhe që marrin i bëjnë ilaçe e mos më thuaj se "Mjekësia Falas" gënjen nga parkingu i spitalit e deri tek ilaçet do i paguash, një patentë të ndërrosh nuk të ndreqin 100 mijë lekë...
Të shkoj tek biznesi, po falimenton taksa të larta dyfish, njerëz që blejnë me listë, konsumatori blen, bukë e ujë e zemër të bardhë se nuk të del më shumë.
Paguajmë shërbime që nuk i marrim, paguaj gjithçka përveç ajrit ky për momentin është falas.
Të shkoj tek bujqësia ku zona jonë jeton me kultivimin e duhanit, familjet kanë tre vjet që nuk e shesin dot, serat janë plot por kostoja me 2 mijë lekë të vjetra nuk del as për punimin e tokës.
Fshatra në terr, pa rrugë, pa ujë, pa kazanë, pa punë, pa bukë, pa minimumin jetik, dhe dikush guxon të më pyesi: a do protestoj?
Unë do protestoj, o me gjithë familje do jem në protestë. Sepse Edi Rama e qeveria e tij nuk do mundet më të na e vështirësoj jetë, ne nuk heshtim kurrsesi në shesh do jemi!
Gjej arsyet e tua të protestës dhe mos mungo, është detyrë e qytetarëve të lirë protesta!!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...