Vasili: Rama i sëmurë pa shërim! Bën antimiting në Vlorë njësoj si i ndjeri Hysni Milloshi

Premte, 15 February 2019 17:44

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e Ora News, tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet të bëjë një antimiting në Vlorë gjatë paradites së të shtunës, duke shtuar se kjo përcakton fatin e tij.

Pjesë nga intervista:

Vasili: Po u them në mënyrë metaforike. Mjekësia e shpjegon shumë qartë; është një i sëmurë pa shërim.

-Rama?

Vasili: Po! Kur është një i sëmurë pa shërim ca orë më shumë, ca orë më pak nuk e ndryshojnë fatin e tij. Ky njeri i cili fantazinë më të madhe e ka të bëjë një antimiting nesër në Vlorë, e kuptoni që është më i ikur se ishte Ramiz Alia në vitin 1991. Pas atij viti, mazhorancat kanë këmbyer njëri-tjetrin, Shqipëria ka parë situata të trazuara, por të kthehej tek antimitingjet që bënte i ndjeri Hysni Milloshi në vitin 1991, as në fantazinë më të çmendur nuk e mendonte njeri. Ky individi (Rama) që më keni vënë në sfond deri këtu i shkon fantazia. Praktikisht është i vetëdeklaruar i ikur. Kush bën antimitingje e ka të deklaruar fatin e tij. Është thjesht dhe vetëm një funeral i shtyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...