‘Snajperistë në majë të Xhamisë’, Shehu: Dikush të ngrejë zërin

Tuesday, 05 Mars 2019 19:47

Protesta e opozitës sot para Kuvendit ka detyruar Policinë e Shtetit të marrë masa shtesë për të garantuar mbarëvajtjen e seancës parlamentare.

Një pjesë e efektivëve kanë monitoruar situatën në distancë tek Xhamia e ‘Namazgjasë’ me qëllim fotografimin e personave që mund të përfshiheshin në akte dhune.

Ky veprim i policisë është kritikuar ashpër nga ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Ky i fundit shkruan se dikush duhet të ngrejë zërin për mungesën e respektit ndaj objekteve fetare, ndërsa apelon që ndaj sjelljeve të tilla duhet të nisin menjëherë hetime serioze dhe të thelluara.

“Institucionet fetare nuk janë mjedise ku shteti mund te vendose “specialiste” e mjete të sofistikuara për te përgjuar masën e njerëzve, që proteston afër tyre pikërisht kundër mos respektimit te të drejtave etj, nga qeverisja. Pamjet qe duken nga Xhamia pranë Kuvendit gjate protestës se sotme, flasin vete. Ndërsa disa dite më parë po kjo Rilindje u akuzua për tentative “futje duarsh” ne proceset e votimit pikërisht te Komunitetit Musliman.

Dikush duhet të ngrejë zërin e të protestoje për këtë mungese respekti ndaj këtyre strukturave, shpërdorim të pushtetit, qe ne realitet kështu mund t’i komprometoje edhe ato institucione te nderuara, te besueshme e larg politikes.

Ne mënyre absolute kjo ndodhi e shëmtuar dhe e përsëritur duhet te behet objekt i një procesi hetimor serioz e te thelluar”, shkruan Shehu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...