Bylykbashi: Rama nuk e do dialogun, kërkon të ndryshojë Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme

Tuesday, 05 Mars 2019 21:29

Kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës, ditët e fundit kanë artikuluar shpesh dëshirën për të dialoguar me opozitën. Megjithate, për ish-deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi, dialog me Edi Ramën opozita nuk do të pranojë. Ai madje tha se Kryeministri nuk është i gatshëm për të hyrë në dialog.

“Së pari PS duhet të kuptojë se ka një trashëgimi të dikurshme madje duke ndërruar kryeministra arrinte të adekuonte një situatë të rëndë. Ky koncept me Edi Ramën nuk ekziston. Edi Rama thotë se do marr pushtetin në 61 bashki, do ndërroj Kodin Zgjedhon në mënyrë të njëanshme, mendoni se ju se Rama është i gatshëm për dialog?! Ai është personi i fundit për një negociatë apo dialog. Ne nuk na intereson pushteti në tavolinë dhe pushteti vjen nëpërmjet zgjedhje. Këtë e prodhojnë vetëm zgjedhjet e parakohshme pa Ramën”.

Më tej ai ka paralajmëruia për një tërmet të madh ku lëkundjet e të cilit sapo janë ndjerë në politike. “Fakti që ka ndodhur një zhvillim kaq i madh politik me pasoja tektonike dhe tërmet sapo kanë filluar dhe Rama nuk mund të qëndrojë dot. Kjo ngrehinë shpejt do të bjerë. Tërmet vetëm kanë filluar dhe më i madhi nuk ka ardhur ende”.

I pyetur nëse opozita do ishte e gatshëm të ulej në dialog ku ndërmjetësuar të ishte Meta, Bylykbashi u shpreh se nuk është momenti që flitet për dialog. “Jo dialog pa kuptuar se kush janë problemet është e kotë të diskutohet për dialog. Meta ka një rol të tij. Nëse Rama thotë se e kam partinë legjitime dhe parlamenti legjitim dhe ne kërkojmë negociator për një gjë që nuk ekziston. Të flasim për këtë është sikur flasim për kotë mirë kur bie shi. Të vetmet për zgjidhej e kësaj krize janë zgjedhjet e parakohshme me një qeveri e cila nuk e ka Ramën brenda”.

Gjithashtu ish-deputeti ka folur për protestë që pritet të mbajë opozita më 16 Mars, përpara Kryeministrisë. “Është një etapë shumë e rëndësishme dhe do demonstrojë fuqinë në rritje të opozitës shqiptare. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundë. Më 16 Mars do jetë një demonstrim i madhe që ka opozita. Fjala ka mbaruar koha dhe sot Rama nuk ka institucion tjetër që ti vëre fre përveç protestave të madha para zyrës së tij”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...