Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmon ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me ngjarjet e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Ish-deputeti i opozitës nuk kursen notat e ironisë dhe sarkazmës teksa i drejtohet Lleshajt me fjalët “të ka fut kryeministri në ‘pyll pa spatë’”.
“Eh, mo Sandër Lleshaj; të ka fut KM, në “pyllë pa spatë”! Kujdes me emrin, se më fëtyrën, u pa kjo punë!”, shkruan ish deputeti në Facebook.