Ndikimi rus si “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”

Tuesday, 12 Mars 2019 09:05

Nga Ylli Manjani

Ky muhabeti i “ndikimit rus” që qenka rritur, më ngjan me veprën e Enverit: Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë.

Kur Enveri shkroi këtë libër, baballarët e shumë prej këtyre që qeverisin sot ishin me Rusinë…

Por një gjë e kanë mësuar këta të sotmit: duhet domosdoshmërisht një armik i jashtëm. Sapo ky armik të gjendet, i bien popullit të vet si n’top t’karadakut!

Zoti mos e dhëntë, por mekanizmi që po përdoret është njësoj…!

Ndërkohë, në jetën reale, asnjeri e rruan e as e qeth për ndikimin rus. Shumica jetojnë me plaçka të paketuara për në Europë ose presin green card për në amerikë.

Të tjerët që jetojnë këtu presin të kapin ndonjë punë nga shteti ose ndonjë privat që ia mbetur. Shesin fara, qofte e perime për të mbijetuar, megjithë taksat tepër të larta.

Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj.

Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë “ndikimin rus”, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues…

Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët….😀

Të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë : miqsia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë.

Për këto të fundit mban përgjegjësi eksluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...